To top
7 Dhj

100 gratë më të fuqishme në botë gjatë 2022: Ja kush e kryeson listën e “Forbes”

Revista amerikane me famë ndërkombëtare ”Forbes” ka shpallur listën me 100 gratë më të fuqishme në botë. Presidentja e ‘Komisionit Europian’ Ursula von der Leyen ka kryesuar listën si gruaja më e fuqishme në botë.

Ajo është gruaja e parë presidente e KE dhe një nga deklaratat e saj politike më të rëndësishme ishte ajo në fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e Unionit, në ‘Parlamentin Europian në Strasburg’, Francë, në shtator. “Kjo është një luftë kundër energjisë sonë, një luftë ndaj ekonomisë sonë, një luftë ndaj vlerave tona dhe një luftë për të ardhmen tonë”, – deklaroi ajo, duke folur për pushtimin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. “Bëhet fjalë për autokracinë kundër demokracisë”.

Dhe kur flasim për gra të fuqishme duket se nuk mund të ikim nga politika pas vendi i dytë dhe i tretë i takojnë po ashtu dy politikaneve, përkatësisht: Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane, dhe Kamala Harris, zëvendës presidentja e SHBA.

Më pas renditen: Mary Barra, Abigail Johnson, Melinda Gates, Giorgia Meloni, Karen Lynch, Julie Sweet dhe Jana Fraser.

Pjesë e listës janë edhe Rihanna e cila është renditur e 73-ta dhe Taylor Swift e 79-a.