Motrat Gixhari ngjajnë dhe nuk ngjajnë shumë. Olta dhe Gerta Gixhari, po ti shohësh me vëmendje ngjajnë shumë sidomos në këtë foto. Bionde me sy të shkruar dhe të kolme, por Olta ngelet më koketë. Olta më kapriçioze ndërsa Gerta më e përmbajtur dhe e shtruar.
Njëra ka zgjedhur aktrimin tjetra gazetarinë. Të dyja tepër ambicioze. Edhe pse shumë aktive me daljet e saj në media, motra e Oltës, gazetarja Gerta Gixhari, nuk ka komentuar gjatë lojën e motrës së saj në formatin “Big Brother VIP”.
Në një intervistë të fundit në “Wake Up” këtë mëngjes gazetarja e preku vetëm pak lojën e Oltës në shtëpi.
“Ne e kemi shumë të thjesht të japim opinione nga jashtë se i shikojmë të gjitha cepat e shtëpisë. Olta është në qendër të gjërave, se ndryshe nuk do të ishte në krye të banorëve, ajo dhe Luizi.
Në qoftë se ti ke premisa për të qenë lider, për shkak të lojës në atë shtëpi patjetër që kërkon ta kontrollosh situatën. Të shohësh çfarë ndodh në shtëpi, çfarë ndodh me banorët në mënyrë që të luash sa më mirë,”-shtoi motra e Oltës.