To top
7 Gus

Ada Deda, pasionet dhe hobet e një modeleje

 

Foto Sonny K. Elson, veshjet (Nenette, ETC)

Ada Deda është modelja më e re e zbuluar së fundmi. Tepër e re vetëm 18 vjeç dhe Ada është bërë një nga modelet më të lakmuara dhe të kërkuara në treg, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve të ndryshëm.

Aktualisht Ada është një gjimnaziste, ku gjendet mes fushës së modelingut, etheve të provimeve si dhe zgjedhjes së rrugës  që do të ndjek për të zhvilluar studimet  më tej.

Bijë e dy prindërve mjek, Ada është gjithashtu dhe vajza e vogël e politikanes së  Partisë Demokratike, Albina Deda.

Kohë më parë Ada ra në sy gjatë një seti fotografik të realizuar nga fotografi i njohur Juxhin Kurti, ndërsa këtë radhë ajo pozon përpara fotografit të njohur, Elson Kola.  Fillimet e saj në modeling dhe prirjen drejt artit duket se Ada e ka zhvilluar që në moshë të vogël, ku nëna e saj në një bisedë private tregon se që fëmijë Ada ka shfaqur talent, e ndërsa që herët Ada mësojmë të jetë përfshirë  në një  pjesëmarrje në një konkurs bukurie, ku u zgjodhë në vendin e pare në qytetin e saj.

Ada studion në një nga shkollat e njohura siç është “Pero Nini Luarasi”, dhe njihet si një vajzë tepër e edukuar, e thjeshtë, e shoqërueshme dhe tepër  e sjellshme. Pak lozonjare dhe tepër e përkëdhelur.

Aktualisht Ada  sapo ka nisur këtë rrugë sat ë bukur dhe të vështirë, ku koha e saj ndahet midis studimeve dhe pasioneve të saj.

“Unë jam në  hapat e parë dhe gjithçka po ecën shumë mirë  edhe pse për momentin jam e ngarkuar me përgatitjen time për provimet e maturës shtetërore”, shprehet Ada.

Fushën e modelingun e konsideron sa të bukur aq dhe të lodhshme, por kur ke pasion për punën që bën, gjithçka bëhet më e lehtë, shpjegon Ada.

Për të qenë një modele tepër e susksesshme, Ada  e ka të qartë se duhet të  dish  ku janë pikat e tua të forta, këto para aparatit fotografik, dhe gjithashtu për të pasur ecuri në këtë fushë duhet të kesh një karakter të fortë dhe një personalitet të veçantë.

Ada ka idhujt e saj në fushën e modelingut që i ndjek hera herës angazhimet dhe aktivitetet e tyre nëpër pasarelat ndërkombëtare. Përmend  dy motrat modele, Gigi Hadid dhe Bella Hadid, që i pëlqejnë shumë dhe i veçon  pasi sipas  saj, janë shumë natyrale.

Ashtu si dhe bashkmoshatarët e saj, ajo pëlqen dhe përdor firmën “Zara”.

“Mendoj se Zara është  një industri mjaft e famshme dhe më  pëlqen, por nuk mbetem pas në veshjet sportive të  firmës  “Addidas” si më të pëlqyera nga mua”.

E ndërsa ëndrra e saj aktuale është që një  ditë të ishte pjesë  e sfilatës së Stefano Gabbanës pasi i pëlqejnë shumë,  veshjet që ai stilon. Hobet dhe pasionet e Adës janë modeling, muzika dhe pa diskutim  dhe revistat e modës që i shfleton  gjithmonë me kureshtjen më të madhe.

Por cilët janë ata që kanë përkrahur Adën në këtë rrugë. Padyshim familja.

“Në  fillim për prindërit ka qenë  pak e papritur për ta, por dëshira ime e madhe nuk pranonte refuzimet e tyre.  Ata e kuptuan që kjo nuk ishte dëshirë e momentit, e për shkak të kokëfortësisë për të arritur më shumë, tashmë ata  më shohin modele. Ndërsa motra ime gjithmonë ka qenë e vendosur që në përfshirjen time, të parë në këtë fushë që të isha e njohur në sytë e publikut dhe më ka mbështetur”. Lidhur me të ardhmen e Adës është ende herët për të folur gjithsesi modelingun duket që nuk ka për ta ndarë asnjëherë.

“Do më pëlqente pse jo të isha në të ardhmen një pedagoge në fushën e drejtësisë,  por pa lënë asnjëherë profesionin tim si modele”, përfundon bindshëm Ada.