Partnerët me të njëjtin emër, dhe tani edhe me të njëjtin mbiemër, shkëmbyen premtime të premten në Epoch Estate Wines, jashtë Paso Robles, Kaliforni, raportoi Daily Mail.

Lautner u takua fillimisht me partneren e tij ndërsa ai ishte në një pauzë nga aktrimi.

“Motra ime Makena në fakt na prezantoi. Ajo më thirri dhe më tha: ‘Hej, gjeta gruan tënde të ardhshme. Duhet ta takosh këtë vajzë’. Dhe pjesa tjetër është histori,” -është shprehur Lautner më parë.

Lautner i propozoi Dome më 11 nëntor 2021, përpara një oxhaku të zbukuruar me petale trëndafili dhe qirinj.