To top
3 Mar

Akuzat se ndau çiftin Luiz-Kiara, përgjigjet Zhaklin Lekatari

Disa opinione të Zhaklin Lekatarit mbi çiftin Kiara-Luiz nuk janë pritur aspak mirë nga shumë shikues të “Big Brother VIP”. Komentet e saj të cilësuara si “të hiperbolizuara” ndjekësit mendojnë se ndikuan te Kiara dhe e bënë opinionisten shkaktare të krizës që çifti pati.

Zhaklina u ka dhënë përgjigje të gjitha reagimeve në rrjet lidhur me këtë.Sipas saj, ajo ka dhënë opinionin që ka dhe sugjerimi është që secili të zgjedhë veten e tij në një marrëdhënie, e jo personin tjetër.

Po çfarë përgjigje do jap unë, se po dhashë për këtë do jap përgjigje dhe për shumë gjëra të tjera që më akuzojnë dhe që nuk janë të vërteta. 

Dhe në jetën time të përditshme nuk ndaj çifte, kur dikush më kërkon një këshillë unë jap një këshillë, vendimi i përket personit që është në çift. 

Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdhëniet e tyre e të zgjedhin veten e tyre në vend që të zgjedhin një person tjetër, të kenë besim te vetja e tyre dhe tek projeksioni që kanë për veten e tyre.” -u përgjigj ajo për këtë temë.