To top
10 Kor

Alessandro Giampietro: Gratë e forta ushqehen mirë

Nga Doriana Metollari

Alessandro që prej sa vitesh jeni në Shqipëri?

Kam pesë vite. Vendimi për tu transferuar këtej ka qenë i duhuri për mua dhe familjen time. Shqipërine e njihja nëpërmjet lidhjeve të mia të ngushta, por nuk kisha jetuar më parë. Më duhet të them se ka një energji që të përfshin, të jep forcë. Është një vend që ndryshon shumë shpejt, ka hapësirë dhe mund të fillosh vertet të krijosh endrrën tënde. Siç unë bëra me timen.

Çfarë sollët në Shqipëri?
Shijet, dhe aromat e kuzhinës italiane. Kam krijuar një miks të përsosur recetash, që të kombinuara me shijet dhe aromat e vendit tuaj, sjellin origjinalitet në menytë që përgatis për klientët e mi, të cilët më duhet të them, rikthehen dhe kërkojnë të reja. Ky është sodisfaksioni më i madh i imi. Kur klientët më thonë, do të kthehem. Shqipëria ka një kuzhinë shumë të pasur, ka produkte të freskëta. Unë nuk luaj asnjëherë me cilësinë e tyre. Shëtis në gjithë shqipërinë për të kërkuar më të mirën e të mirave. Një rëndësi shumë të madhe ka dhe mënyra se si tregtohen këto produkte të freskëta. Secili duhet të punojë çdo ditë më këtë, pasi mirëqënia fillon me atë çfarë vendos të ushqehesh dhe si. Është komplekse, e lodhshme, kërkon vullnet kostant dhe impenjative.
Çfarë do të thotë të ushqehesh mirë?

Është ajo që unë e cilësova më sipër. Gjithçka fillon nga dieta. Por një kuzhinë e mirë, është një kuzhinë e ekuilibruar. Nuk duhet të ekzagjerohet në asgjë, por duhet ngrenë gjithçka, në masën e duhur. Një pjatë e mirë është gjithmonë një ekuilibër produktesh të mira. Shpesh herë, amvisat, flas për to sepse zakonisht janë gratë që merren me gatimin në shtëpi, pra amvisat zgjedhin produkte kozmetike të shtrenjta, por jo produktet që përdoren në kuzhinë. Mendoj se ia vlen më shumë të investojnë në këtë të fundit, pas ajo çfarë fut në stomak është më e rëndësishmë. Pastaj dihet: gratë e forta hanë mirë J.

Cilat janë dy gjërat që nuk duhet të mungojnë kurrë në tavolinë?
Dy gjëra me të cilat nuk duhet të luash asnjëherë dhe nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tavolinë janë: vaji ‘extravergine’ i ullirit dhe vera e mirë. Këto dy produkte nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tavolinat e shtëpive. Ka qytete në Shqipëri të cilat prodhojnë vaj ulliri me një cilësi të shkëlqyer. Po ashtu dhe vera. Një pjesë e produkteve që unë përdor i marr nga Shqipëria, një pjesë tjetër vijnë nga Italia. Pasi ka receta që përgatiten me produkte të cilat i gjen vetëm në Itali, pasi janë prodi vendi. Por një pjesë e pjatave, janë dhe miks kështu që nuk mungojnë dhe kombinimet.

Pse gatuan?

Pjata ime e parë ka qenë ka qenë një fërgesë, dhe kam qenë shumë i vogël. Gjyshi im (kuzhinier) më thoshtë se nuk duhet të merrja rrugën e tij, por kjo më ka shtyrë të bëj të kundërtën. Unë studiova, dhe u bëra Chef. Ka qenë ëndrra ime. Për t’iu rikthyer pyetjes suaj: gatuaj sepse për mua është një mënyrë që të përmirësoj botën. Kjo më bën të ndjehem mirë, më jep qetësi dhe kam mundësi të shprehem. Është dhe një mënyrë e tillë, por fakt është që një pjatë e mirë të kthen humorin, të ndryshon orët, ditën: nje gatim i mirë të jep energji të reja, prandaj zgjodha këtë rrugë, që përpiqem ta përmrësoj gjithmonë.

Cila është filozofia që fshihet pas të përditshmes suaj?

Kuzhina çdo ditë më ndryshon jetën time, meqë jam përherë në kërkim të së resë, ingredientevë të rinj dhe kombinimit të tyre, pra të emocionit dhe entuziazmit. Prandaj kërkoj përherë produktin e ri, e seleksionoj atë. Unë jam në kërkim të furnizuesve të besueshëm, për produktet që fus në restorant.

A doni të lini një mesazh në fund?

Po. Kujdes çfarë hani. Ajo që zgjidhni sot, ndikon në jetën tuaj nesër, ndikon në shëndetin tuaj. Është më mirë të shpenzoni në ushqim sesa në ilaçe. Faleminderit dhe revistës Elite për mundësinë që më dha. Suksese dhe ju në punë!