To top
18 Nën

Alketa nuk ndalet!! Moderatorja prezanton Sanremon 2021 me Chiara Ferragni-n?!

“Sanremo”, mbetet një event madhështor. Një event kaq i dashur, jo vetëm për italianët por dhe më gjerë. Mediat italiane shkruajnë  se në mars, përkrah Amadeos,  mund të shohim sërisht Alketa Veisiun.  Pritet që prezantuesja shqiptare të prezantojë përkrah emrave të famshëm si Chiara Ferragni, ndërsa diskutohen edhe Michelle Hunziker, e Virginia Raffaele.

Mesa duket mbresat që Alketa ka lënë, gjatë prezantimit do ta rikthejnë sërish ne skenën gjigande italiane aq të ëndërruar dhe nga vetë prezantueset italiane, por gjithsesi deri atëherë duhet te presim derisa gjërat të zyrtarizohen.