To top
25 Tet

Ambasadori Gaiani dhe “Luisa Spagnoli” organizuan sfilatë bamirësie për jetimët e Durrësit

Ambasadori  Gaiani dhe “Luisa Spagnoli” organizuan sfilatë bamirësie për jetimët e Durrësit
Ambasadori italian Massimo Gaiani dhe bashkëshortja e tij Carolina Gaiani, në bashkëpunim me një staf të gjerë profesionistësh organizuan një sfilatë me veshjet e koleksionit Pranverë- Verë 2014 të firmës së njohur italiane “Luisa Spagnoli”. Në këtë mbrëmje glamour Carolina Gaiani kishte ftuar personalitete të rëndësishme të politikës, kulturës, artit, spektaklit dhe medies. Kjo sfilatë u organizua për qëllime bamirësie, të cilat shkuan në ndihmë të jetimëve të Shtëpisë së Foshnjës.