To top
5 Jan

Angelina Jolie e dashuruarme aktorin 21 vite më të ri

Thashethemet për një ndarje mes këngëtares Phoebe Bridgers dhe aktorit irlandez Paul Mescal janë shtuar pasi ky i fundit është parë duke pirë kafe me Angelina Jolie dhe vajzën e saj 16-vjeçare, Shiloh.

Një fans e pa treshen në një bar në Londër pas performancës skenike të Mescal në “A Streetcar Named Desire”.

Thashethemet për një ndarje mes Bridgers, 28 vjeç dhe Mescal, 26 vjeç, kanë qarkulluar në internet që kur këngëtarja u pa me komedianin Bo Burnham, 32 vjeç.

Bridgers dhe Mescal thuhet se ishin fejuar, por asnjëri nuk e konfirmoi kurrë fejesën.

Tani, fansat janë të bindur se dyshja janë ndarë dhe se diçka po ndodh mes Mescal dhe Jolie, 47 vjeç.

Njerëzit mendojnë se i dashuri i ri i Angelina Jolie është

Megjithatë, deri tani, Jolie është (të paktën zyrtarisht) beqare që prej divorcit të saj nga Brad Pitt. Ish-çifti mbylli divorcin në vitin 2019.

Pitt, thuhet se është në një lidhje me stilisten e bizhuterive, me Ines De Ramon.

Burimi: The Sun