To top
6 Dhj

Angelina Jolie: “Hollywoodi, nuk është një vend i shëndetshëm”

Angelina Jolie deklaroi së fundmi në një intervistë për ‘Wall Street Journal Magazine’ se ndoshta nuk do bëhej aktore nëse do hynte në industri në vitin 2023. Ajo do ta konsideronte të aktronte në skenë, ndoshta, por jo të krijonte një jetë dhe karrierë në Hollywood.

Unë nuk do të isha aktore sot,” tha fituesja e Oscar-it. “Kur po filloja, nuk ishte e prisja të bëhesha kaq e famshme, të ndaja kaq shumë.”

Të qenit nën vëzhgimin intensiv të publikut për më shumë se dy dekada, me sa duket ka ndikuar shumë keq te Jolie, e cila u kthye edhe më shumë në objekt të mediave pasi u divorcua nga Brad Pitt shtatë vjet më parë. Stresi u bë aq i keq sa ajo vuri re në vitin 2018, gjatë xhirimeve të “Maleficent: Mistress of Evil”, se zëri i saj kishte ndryshuar që nga koha kur ajo kishte luajtur për herë të parë këtë karakter.

“Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit,” tha Jolie. “Nivelet e sheqerit në gjak më pësojnë ulje-ngritje. Papritur mu paralizuar fytyra (paralizë e tipit Bell) gjashtë muaj para divorcit tim.”

Jolie tha se ajo “nuk ka vërtet një jetë sociale” në Los Angeles për shkak të vëmendjes së padëshiruar që ajo merr sa herë që del. Jo se i kushton vëmendje asaj që shkruhet për të në shtyp.

Unë kam qenë aty për kaq shumë kohë dhe është thënë gjithçka,” vuri në dukje aktorja.

Jolie tha se ajo po planifikon të largohet përgjithmonë nga Los Angeles dhe të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia.

“Vjen si pasojë e asaj që ndodhi pas divorcit tim. Kam humbur aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar më lirshëm. Do të largohem kur të mundem”, tha Jolie. “Jam rritur në një vend mjaft të cekët. Nga të gjitha vendet në botë, Hollywood nuk është një vend i shëndetshëm. Kështu që kërkon autenticitet.”

Jolie i tha revistës ‘Vogue’ në shtator se ajo filloi të merrte më pak pjesë në xhirime “shtatë vjet më parë, vetëm duke pranuar role që nuk kërkonin xhirime të gjata“.

Ajo nuk hyri në detaje në atë kohë, por afati kohor i ndërprerjes së xhirimeve të Jolie përkon me fundin e martesës së saj me Pitt.

Pas drejtimit të filmit të suksesshëm të Disney-t “Maleficent” në 2014-ën dhe regjisë dhe rolit krah Pitt në filmin “By the Sea” të 2015-ës, Jolie mori një pauzë të konsiderueshme. Ajo ka pasur vetëm dy role kryesore në tetë vitet: “Maleficent: Mistress of Evil” në 2019 dhe “Those Who Wish Me Dead” në 2021. Ajo pati role dytësore në “Eternals” të Marvel (2021) dhe në filmin e vitit 2020 “Come Away” (2020) dhe regjistori me “The One and Only Ivan” të Disney-t (2020) dhe “Kung Fu Panda 4”.

Ajo së fundmi përfundoi produksionin e Pablo Larrain “Maria”, në të cilën ajo luan si këngëtarja e famshme e operës Maria Callas gjatë ditëve të fundit të jetës së saj.