To top
25 Jan

Arneta Lumaj, sekreti për qerpikë perfektë

Arneta Lumaj është një artiste në pamje të parë por dhe në profesionin e saj. Arti që ajo ushtron lidhet drejtpërsëdrejti me bukurinë femërore. Ne vajzat themi, se qerpikët janë gjysma e bukurisë sonë, mjafton qerpikë të gjatë të kthyer e të lyer bukur, një buzëkuq dhe je gati për të dalë nga shtëpia. Arneta na tregon mbi këtë profesion, specializimet në Londër si dhe sekretin për qerpikë perfektë dhe natyralë…

Arneta me çfarë jeni duke u marrë aktualisht?

Aktualisht po merrem me formimin e një Akademie të mirëfilltë, me standarte europiane! Dua të sjell frymën e trajnimeve të mia jashtë edhe këtu në Shqipëri.

Përse keni zgjedhur këtë profesion? Çfarë ju ka shtyrë ?

Unë realisht kam mbaruar një shkollë dy vjeçare për parukeri të avancauar, dhe kam bërë paralelisht një kurs qerpikësh këtu në Shqipëri.

Pasi mbarova shkollën hapa biznesin tim parukeri – estetike… Dhe gjatë punës aty kuptova që dashuria ime ishin qerpikët. Kur ulesha për të bërë qerpikë ndieja një qetësi shpirtërore dhe mendore, sa nuk di ta shpjegojë.

Kështu vendosa ta mbyll atë parukerin dhe u zhvendosa në një ambient më të vogël ku aktualisht të gjithë kohën time I’a kushtoj vetëm qerpikëve.

Di që jeni specializuar edhe në Londër, çfarë ishte kjo eksperiencë dhe çfarë fituat atje?

Po, shkova në Londër për një trajnim, sepse ndieja që në punën time si estetiste qerpikësh mungonte diçka, por kur shkova atje kuptova që trajnimet jashtë vendit nuk kanë lidhje me atë çfarë ofron Shqipëria.

Atje mora dhe titullin “Master Eyelashes”. Ka qenë një eksperiencë 28 ditore ku ty të mësojnë nga A-Zh nga sjellja me klientin deri tek teknikat më të detajuara profesionale.

Çfarë duhet të kemi parasysh për mirëmbajtjen e qerpikeve ?

Mirëmbajtja e qerpikëve fillon nga estetistja juaj,  e cila duhet te kujdeset për qerpikëve në bazë të protokollit të qerpikëve, pastaj me ndihmën e klientes e cila i mirëmban ato duke pasur kujdes me gjumin, larjen, dhe të mos i prekim. (shkulim)

Gjithnjë e më shumë shohim qërpikë falco për hirë të së vertetës, janë një pjesë goxha e bukurisë së femrës për hirë të së vërtetës, Çfarë materiali duhet të kemi kujdes apo të përzgjedhim për qerpikët falc dhe çfarë protokolli duhet të ndjekim?

Po qerpikët falco, fatkeqësisht janë shumë të pranishëm në jetën tonë të përditshme, materiali që duhet të përdorim duhet të jetë mëndafsh me patjeter! Dhe të përdorim trashësitë e duhura në volumet përkatëse. Cikli qerpikëve zgjat 3-5 javë kështu qe rivendosja duhet të bëhet brenda këtij afati!

Çfarë kujdesi duhet të tregojmë në larjen e tyre?

Kujdesi që duhet të tregojmë në larje, është përdorimi i shampove të posaçme për qerpikët që duhet të jetë free paraben, free Sulfat, si dhe një furçë qerpikësh të butë të lahen me shampo dhe të shpëlahen me ujë të bollshëm.