To top
15 Gus

Arsyeja përse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj?

Pippa Middleton, motra e kate Middleton, u martua në maj të 2017-ës. Një prej gjërave që u përfol më shumë në atë periudhë ishte se Meghan Markle nuk shkoi në dasmë. Pati spekulime se arsyeja pse Meghan nuk mori pjesë ishte se Pippa ishte xheloze dhe nuk donte që ajo t’i vidhte gjithë vëmendjen në ditën e saj të madhe.

Por si qëndron e vërteta? Libri i ri që trajton biografinë mbretërore “Finding Freedom” duket se ka hedhur dritë mbi këtë çështje të lënë në harresë sot, por shumë të bujshme tri vite më parë. “Furia e mediave që ndoqi çdo veprim të tyre, i bëri ato të ngurronin disi nëse duhet ta shtonin Meghan-in në listën e të ftuarve në dasmën e Pippa Middleton, më 20 maj 2017. Si nusja ashtu edhe nëna e saj, Carole, shqetësoheshin se prania e aktores amerikane së bashku me Harry-n mund të linte në hije eventin kryesor”, -kanë shkruar autorët e librit, Omid Scobie dhe Carolyn Durand.

Sidoqoftë, Meghan u ftua në dasmë, madje zgjodhi edhe një fustan dhe kapele nga Philip Treacy, por për shkak të “sulmeve” të tabloidëve dukesha vendosi të shkonte vetëm në pritjen private.