To top
10 Shk

Aurela Gaçe këngë me vajzat: ‘Ma kërkuan vetë’

Pasditen e sotme këngëtarja Aurela Gaçe do lançojë albumin e saj më të ri, të cilin e ka quajtur “Unike.. me Taban”. Bëhet për një album 2 në 1, i cili ndërthur më së miri rrymat muzikore.

Mes të tjerave ky album ka edhe një këngë të Aurelës me dy vajzat e saj. E ftuar në “Aldo Morning Show” ajo foli më shumë për të voglat e saj duke treguar se vajza e madhe i ngjan bashkëshortit të saj dhe është natyrë e qetë, ndërsa e vogla ka trashëguar “qetësinë”.

Këngën e kanë kërkuar vajzat. Në fakt e madhja, me një qetësi, ka qetësinë e të atit. Se unë njihem që jam e qetë, duket. Po të them unë ka qetësinë time njerëzit do qeshin. Ajo më kërkoi një ditë e më tha “O ma  pse nuk bëjmë një këngë bashkë?” E mendova, vajzat po rriten shumë shpjet e pse jo ta kjemi një këngë bashkë. Ajo e vogla pastaj, ka “qetësinë” time.”