To top
29 Sht

“Babai im një ditë do të bëhet mbret, prandaj kini kujdes”, kështu u tha Princi George pas një zënke shokëve të klasës

Ai është vetëm nëntë vjeç, por Princi George e di saktësisht se kush është dhe rolin që luan familja e tij.

Djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton, në fakt u ka sqaruar shokëve të klasës pozicionin e tij në përballjen që patën. Në fakt ai u tha atyre të bënin kujdes sepse babai i tij do të bëhet mbret, ose të paktën, kështu pretendon autorja mbretërore Katie Nicholl në librin e saj The New Royals.

Autorja përmend në libër se fëmijët e Princit dhe Princeshës së Uellsit rriten duke ditur rregullat e monarkisë dhe duke pasur një ndjenjë të lartë detyre.

Ajo shtoi gjithashtu se teksa Princi George e di se një ditë do të bëhet vetë mbret, prindërit e tij përpiqen të mos e ngarkojnë atë me shumë përgjegjësi që tani që është i vogël.

 

“Ata i rritin fëmijët e tyre, veçanërisht Princin George, me vetëdijen se kush është dhe rolin që do të trashëgojë një ditë, por nuk duan ta ‘rëndojnë’ shumë herët me detyrat”, thuhet në libër.

 

“George e kupton që një ditë do të bëhet mbret. Si fëmijë, ai një herë u përlesh me shokët e klasës, duke iu përgjigjur atyre me frazën: “Babai im do të bëhet mbret një ditë, kështu që kini kujdes”.

Në të njëjtin libër përmendet se Kate Middleton admiron mënyrën se si Princi Edward dhe Sophie, kontesha e Wessex kanë rritur fëmijët e tyre.

Pavarësisht se prindërit e tyre kishin role aktive, 18-vjeçarja Louise Windsor dhe 14-vjeçari James u rritën pa tituj mbretërorë dhe jashtë syve të publikut.

Libri vë në dukje se Kate ishte e impresionuar nga mënyra sesi xhaxhai i William dhe gruaja e tij arritën t’i rrisin fëmijët me qetësi, pavarësisht se ishin në qendër të zhvillimeve që përfshinin familjen mbretërore.

Në një libër tjetër, të botuar vitin e kaluar, me titull “Beteja e vëllezërve” nga Robert Lacey, theksohet se William dhe Kate kanë folur me Princin George për të ardhmen e tij. Nuk është bërë e ditur saktësisht se çfarë i është thënë dhe si, por është bërë e qartë se qëllimi i Princit William si baba është t’u japë fëmijëve të tij një edukim normal.