To top
25 Jan

Beatrix reagon për herë të parë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

Beatrix Ramosaj, përmes një postimi në Instagram, shkroi për herë të parë për daljen nga “Big Brother VIP”, gjendjen e saj emocionale, komentet e njerëzve dhe lidhjen me Donaldin. “Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familjeje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes.” – shkruan ajo. Beatrix shton se e ka patur të vështirë të përshtatet me jetën jashtë, mirëpo ka gjetur qetësi te muzika. “Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mospërgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak kohë që të rigjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh ha ha.” Përsa i përket Donaldit, lidhjes së shumëkomentuar dhe reagimet e njerëzve, ajo tha: “Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë, i qëndroj mendimit që ai duhet ta fitojë BBV. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak si është parë nga jashtë. I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri-diku ata kundër – duke qenë se marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e katërt jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do ma zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prapë. Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!”

Beatrix u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” të premten dhe që prej asaj dite, nuk kishte reaguar në rrjete sociale dhe refuzoi të ishte pjesë e “Big Brother VIP Fan Club” siç ishte bërë traditë për të eleminuarit nga shtëpia. Moderatorja Dojna Mema zbuloi se shkak ishte gjendja emocionale e saj.