To top
11 Maj

Ben Affleck i “përplas në fytyrë” derën e makinës Jennifer Lopez

Gjërat duket se nuk kanë shkuar aq mirë me një prej çifteve më të dashura në botën e showbizit siç është Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Ato duken si çifti perfekt, por jo!

Perfeksioni nuk ekziston dhe kjo na është vërtetuar edhe një herë. Dyshja është parë që po i mbante qëndrim njëri-tjetrit, madje në një moment Ben Affleck shihet teksa i “përplas në fytyrë” derën e makinës të dashurës së tij. Mendohet kjo ka ardhur për shkak të betejës së Ben Affleck me alkoolin dhe këto luhatje të humorit të tij thuhet se vjen pikërisht nga kjo.

“Bennifer” ishte çifti më i nxehtë në fillim të viteve 2000 para se të anulonin fejesën e tyre në 2004. Gati dy dekada më vonë, ata rindezën romancën e tyre dhe u fejuan në vitin 2021.