To top
28 Pri

“Bio-Performance LiftDynamic”, e Shiseidos mbërriti në Tiranë

Linja prestigjioze e produkteve kozmetike “Shiseido”, prezantoi keto dite në Tiranë linjën më të re të kremrave. Në një event, realizuar në një prej ambjenteve më elitare në Tiranë u prezantua dhe linja më e re kësaj kompanie, “Bio- Performance LiftDynamic”.
Zonja të njohura nga fusha e biznesit, ekranit, showbizit shqiptar, zonja të rëndësishme të jetës kulturore, medias, ishin te pranishme për t’u njohur nga afër me këtë linjë kremrash tejet prestigjioze, e cila prej shtatë vitesh tanimë gjendet në metropol. Bio-Performance LiftDynamic, shërben për të patur një lëkurë të re, të freskët, elastike, kundra rrudhave, në formën sa më natyrale.

Nën slloganin “Imagjino një botë pa gravitet”, përfaqësuesja e “Shiseido”-s, Bujana Luka prezantoi për të pranishmet në event të gjitha benefitet e këtij kremi. Të ftuarat, shijuan së bashku disa orë të këndshme nën shoqërinë e njëra-tjetrës si dhe dhuratave të përgatitura enkas për to.