To top
10 Qer

Blerta Tafani një spikere me stil

Blerta Tafani është një ndër spikeret e njohura në ekranin shqiptar,jo vetëm për rrjedhshmërinë e të përcjellurit të lajmeve përballë kamerave, por edhe për look-un e saj tejet të kuruar. Blerta na rrëfen në këtë intervistë avantazhet dhe disavantazhet e të qënurit një femër e bukur në televizion.
Duke folur për çelësin e suksesit të saj, ajo po ashtu shprehet se kujdes të veccantë tregon dhe ndaj pamjes së saj të jashtme, me stilin klasik por dhe disa elementë të modernes, ajo është padiskutim në top listën e spikereve më të bukura në televizion.

Nga Sava Sota (foto Sonny K. Elson, veshjet Nicole, make -up, Ujvara Hajdari)

Blerta, ju jeni një ndër spikeret me stil, sa kujdeseni për lookun tuaj dhe kush ju ndihmon?

-Faleminderit .Look-u është një pjesë e rëndësishme e imja. Kujdesem rregullisht për tu ndjerë mirë me shumë, sesa për tu dukur mirë. Sigurisht më ndihmon Ornela që më kreh cdo ditë, dhe Ujvara që më ka ndryshuar herë pas here duke më sjellë këtu nga ku edhe për shumë kohë nuk besoj se do lëviz…

Për një spikere sa i rëndësishëm është looku?

-Në dukje look-u është ai që bën prezantimin tënd të parë. Është i rëndësishëm për këdo. Është i rëndësishëm edhe për një spikere që ështe në kontakt të përditshëm me publikun. Askush nuk do donte të shihte një spikere lajmesh të pakrehur, ose veshur shkujdesur. Megjithatë qëllimi në punën time është të japësh një lajm në mënyrën më të mirë, dhe nëese arrin ta bëesh këtë pa tërhequr me pamjen për mirë apo për keq qoftë atëeherë ke arritur atë qëllim.

A ju ka ndihmuar look-u për të ngjitur shkallët e karrierës apo ju ka penguar?

-Gjithkujt i pëlqen ta vlereësojnë për çfarë duket. Të dukesh bukur e te prezantohesh bukur është një qëllim që në televizion merr edhe më shumë kuptim. Megjithatë ndodh që kjo të kthehet edhe në pengesë. Varet sa dikush do teë përfitojë nga pamja e vet e jashtme.

Mund të më përmendni një rast kur e keni pasur pengesë?


Nuk do doja ta përmend një rast konkret, por mund të them që vitet e punëes, eksperienca dhe përpjekjet që ti bën për të arritur më të mirën, vlejnë shumë më shumë sesa look-u. Më ka ndodhur para pak kohësh që kriter për një vend pune të ishte pamja ime. Kjo do të thotë që përpjekjet e mia që nga shkollimi e deri sot të bëhen zero. Për mua është e patolerueshme.

Për një spikere është më i rëndësishëm looku, apo ajo ç’ka ju përcillni tek publiku?

-Sikurse e thashë edhe më lart, kryesorja është të dish të ndërtosh marrëdhënien tënde me publikun. Të japësh lajmet nuk do të thotë 30 minuta pune. Në ato minuta ke në dorë punën e më shumë se 30 njerëzve që kanë punuar gjithë ditën, dhe sigurisht edhe publikun. Një spikere e kuruar që nuk të lodh me pamjen e saj, por që as nuk tërheq vëmendjen me dekolte p.sh, është më e mira që mund ti ofrohet shikuesit. por kushti i parë mbetet ndjeshmëria mbi lajmin dhe detyrimisht artikulmi i rrjedhshëm.

Ju jeni një ndër spikeret kryesore të ekranit gjigand publik. sa e vështirë ka qenë për tu vendosur këtu?

-Nuk ka qënë e vështirë për tu vendosur aq sa është e vështirë për të qëndruar. por për këtë do të me duhet të flas një herë tjetër ndoshta kur të jem larguar, kur shpresa se gjigandi TVSH do të bëhet ashtu sic meriton, të më jetë zhdukur përfundimisht. për momentin ruaj ende pak shpresë.
��

Ju keni shumë sharm dhe stil, kush kujdeset për veshjet tuaja dhe ku i blini?

-Kujdesem përgjithësisht vetë. megjithëse në Tirane është shumë e vështirë të gjesh stilin që të përshtatet. Blej kudo që shoh dicka të përshtatshme për mua. Dicka mes klasikes dhe modernes.

Ku bëni shopping më së shumti?

-Nuk jemi nga ato qytetet që do dëshironim. ku mund të dalësh për shopping e tëë shërosh edhe stresin ndonjëherë. Unë kam marrëdhënie shumë të keqe më lekët. Shopping është për mua një terapi e vërtetë. por shpesh e kam të vështirë të largohem e kënaqur pasi çmimi dhe cilësia në të shumtën e rasteve nuk përputhen me njëri- tjetrin.

Cilat janë firmat që preferoni dhe çfarë ju pëlqen nga ky stil?

-Ka shumë firma që preferoj. Kush nuk do ti donte louboutinet me gjithë parehatinë për ti mbajtur në orë te gjata. lulet e Dolçe & Gabbanës dhe perlat e Channel.

Cilat janë stilistët e preferuar?

-Karl Lagerfeld

Cili do të ishtë mesazhi që do ti përcillnit atyre që duan ti futen fushës së gazetarisë?

-Do kisha dëshirë të madhë, që ky moment që po kalon gazetaria në Shqipëri, të ishtë kalimtar, ndaj edhe këshilla ime është punë, sa më shumë punë. Vetëm në këtë mënyrë jam e bindur se do të vijë një moment kur a look-u, e as një mikrofon në dorë nuk do të bëjnë dot gazetar, nëse nuk e ke aftesinë për të qenë e tillë. Gazetaria nuk është një profesion i zakonshëm…