To top
25 Tet

Brikena Arapaj: Nise udhëtimin tend nga Shqipëria jote

Brikena Arapaj

Turizmi shqiptar prej pak kohësh drejtohet nga Brikena Arapaj, drejtoresha e cila së fundmi dallohet për energjinë dhe idetë novatore për promovimin e turizmit, brenda dhe jashtë vendit. Drejtoresha bionde, tepër simpatike së fundmi së bashku me stafin kanë gjetur një nismë tejet origjinale dhe funksionale.

“Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”, nismë kjo që fton të gjithë turistët shqiptarë, por dhe ato të huaj, të njohin dhe të promovojnë vlerat e vendit tonë, që është tejet i bukur. Në këtë intervistë ne kemi e shkëputur për pak çaste drejtoreshën, për të realizuar dhe setin e fotove, e ndërsa me ne është dhe vajza Ana, e cila pasi realizon setin e fotove me nazet e një fë mije të përkëdhelur, sapo dëgjon fjalën punë të të ëmës nisë të qajë, e ndërsa përfundon në duart e gjyshit, me lot në sy, ndërsa mami Brikena pasi është munduar ta qetësojë, largohet drejt zyrës së saj. Një ritual ky, tashmë i përditshëm…
Agjensia Kombëtare e Turizmit cili është misioni i saj dhe sa ia ka arritur qëllimit deri tashmë?
Agjencia Kombëtare e Turizmit është një institucion i rëndësishëm ekzekutiv në drejtim të veprimtarive të cilat kanë për synim të promovojnë Shqipërinë si një destinacion aktiv turistik në rajon dhe më gjerë. E thënë thjesht AKT = Promocion! Sigurisht që e mira s’ka fund, ndaj edhe ne na ngelet gjithnjë shumë punë për ta bërë në mënyrë që t’ia arrijmë qëllimit të një promovimi sa më dinjitoz. Por duhet të themi se jemi në rrugën e duhur. Shqipëria ka marrë një jehonë të gjerë si një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit, një karakteristikë kjo e vendit tonë mbi të cilën bazohet dhe strategjia jonë e promovimit.
Një grua në krye të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, sa e lehtë dhe e vështirë është të drejtosh këtë institucion?
Është bukur të shohësh se si femrat drejtojnë institucione tashmë mjaft të suksesshme tek ne, ndaj drejtimi nga një femër s’është më diçka e re (qesh)…Sigurisht që ka vështirësitë e veta ashtu sikurse edhe kënaqësitë kur ti ke dëshirën dhe vullnetin e mirë, frymën e bashkëpunimit dhe dashurinë për punën. AKT-ja, është një institucion, mbase nga të vetmit ku mosha mesatare e stafit është mjaft e re, ku qëllim është promovimi i vlerave të rralla e të pazëvendësueshme të vendit dhe kjo i jep një ajër tjetër punës, një vrull rinor mbi të cilin shpresoj që secili prej nesh të gjej motivimin e vazhdueshëm për ta superuar këtë qëllim…
Prej 1 viti gjendeni në krye të kësa j agjensie cilat mendoni se janë pikat kryesore që duhet ti keni primare?
Ashtu si edhe e kam përmendur, poromovimi i vendit është një drejtim kryesor ku është e fokusuar puna jonë. Për të përmbushur sa më mirë këtë të fundit është e rëndësishme që krahas aktiviteteve dhe veprimtarive të aplikuara deri tanimë të ketë një përpmirësim në drejtime të reja që plotësojnë këtë kuadër. Si të tillë do të përmendja krijimin e veprimtarive PR për turizmin e vendit tonë, punë e cila ka nisur tashmë në AKT, organizmim në efektiv të udhëtimeve familiarizuese me media apo operatirë turistikë, krijimi e një database të specializuar për tregjet potenciale turstike për vendin tonë. Kjo e fundit me qëllim që veprimtaritë tona të marketimit dhe promovimit të jenë të orientuara sa më qartë dhe drejt. Aktivitet tona bazë si botimiet promocionale, promovimi on-line, prjesamrrja nëpër panaire ndërkombëtare, transmetimit e spoteve televizive me qëllim promovues, këkojnë gjithashtu rritje cilësore gjatë punës së ardhshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Për kë lloj turizmi janë më shumë të interesuar të huaj dhe përse?
Interesi drejt llojeve te caktuara të turizmit është i ndryshëm dhe varet nga natyra e tregjeve turistike, të cilat frekunetojnë Shqipërinë si destinacion turistik. Nëse do t’i referohemi tregut rajonal të turizmit i cili na vjen nga Kosova apo Maqedonia, pa dyshim që turizmi i “diellit dhe detit ” është më i kërkuari dhe njëkohësiht më i frekuentuari. Tregjet turistike të vendeve të Europës Perëndimore si ato gjermane, britanike, hollandeze etj janë të intesuar për llojin e turizmit nëpërmjet lëvizjes në formë “turi ” duke u njohur me pika të ndryshme të trashëgimisë tonë kuturore e historike muzeumet, kulinarinë etj. Turistët franceze janë gjithashtu të intersuar për turizmin kulturorë në mënyrë të veçantë. Krahas këtyre llojeve të turizmit të sipërpërpmedura turizmi malor sidomos në zonën e Thethit dhe të apleve në përgjithësi është mjaft i kërkuar nga ana e turistëve të huaj që frekuntojnë këtë zonë si atyre gjermanë, çekë, polakë, sllovenë, italianë etj. Aktivitete “Out door”, të cilat përfshijnë sportet ujore në luginat e Osumit, Vjosës etj., janë gjithashtu një lloj turizmi i kërkuar prej grupeve të caktuara të huaja që frekuntojnë vendin tonë. Pra Shqipëria ka luksin e vërtetë të jetë një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit!
Po ju si agjensi çfarë do t’i rekomandonit agjensive turistike dhe të huajve që patjetër duhet të vizitojnë në Shqipëri?
Ah, kjo sështë aspak e vështirë, të gjithë Shqipërinë (qesh). Të jem e sinqertë unë vërtet në takimet që kam patur gjatë kësa j kohe nuk lë asnjë vend pa përmendur që duhet vizituar. E dua shumë vendin tim dhe jo më shumë se para pak ditësh po flisnim për Lagunën e Karavastasë me një grup japonezësh që kanë nisur një projekt aty. Sa nga ne e dinë që në atë lagunë vazhdojnë të jetojnë pelikanët ashtu të paqtë e duke na dhuruar një pamje të mrekullueshme. Por,Shqipëria paraqet me të vërtet potencialin dhe produktet e sa j turistike, të cilat mund të përmbushin kërkesa të ndryshme që kërkon tregu turistik botëror. Natyrisht që do të rekomndomin vizitat në Parkun Arkeologjik të Butrinit ( pikë kjo e UNESCOs), qytet me arkitekturë tipike të Beratit dhe Gjirokastrës, edhe këtë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCOS. Disa prej plazheve ende të virgjër të rivirës Shqiptare siç janë ato të Gjipesë, Jalit, Llamanit, Palasës, Kepi i Rodonit,Rana e hedhun etj. Natyren e egër (ëilderness) të Parkut Kombëtar të Liqenit të Prespës , Alpet e Shqipërisë, Pazarin Mesjetar të Krujës, kanionet e papërshkrueshëm që nga bukuria e Osumit dhe shumë pika të tjera. E shihni, nuk mbaron guida jonë për të ofruar vërtet një botë përrallash, megjithëse ngelet ende shumë për tu bërë…
Për të qenë dhe të sinqertë cilat janë ato probeme që duhen korrigjuar për të patur një turizëm elitarë?
Për të patur një turizëm elitar sigurisht që duhen plotësuar një sërë kushtesh që kërkon ky i fundit. Këto lidhen në një sërë faktorësh ku si më të rëndësihmit do të përmendja ruajtien dhe konservimin e mëtejshëm të objekteve natyrore, sidomos plazheve të cilat do të garantojnë zhvillimin e këtij lloji turizmi në të ardhmen, zhvillimit e infrastrukurës moderne dhe ndërtimet hoteliere të cilat duhet t’i përshtaten këtij lloji turizmi. Përmirësime kërkohen gjithashtu në rritjen dhe profesinalizmin në nivelin e shërbimit. Për këtë qëllim lypset formimi i një brezi të kualifikuar në fushën e shërbimeve të turizmit. Për të përmirësuar dhe për të vënë në eficencë gjithë këto asete të mrekullueshme që na ka falur natyra, duhet të punojmë të gjithë bashkë, jo vetëm në institucione, por në familjet tona, në shoqëri, bashkë me ju gazetarë, pa dallime ngjyrash politike por me dashurinë që secili prej nesh ka për tokën, për vendin e tij.
Duke qenë se ju jeni një bashkëshorte, nënë dhe një drejtoreshë në krye të kësa j angjensie sa e vështirë është të kordinosh këto tri linja?
Tashmë nuk është dhe aq e vështirë. Në fillimet e mëmësisë më duhej të vrapoja dhe gjithnjë harroja diçka, por kjo sa kapa ritmin (qesh). Duke qënë se Edi (bashkëshorti), ka një eksperiencë të gjatë në fushën e gazetarisë, e njeh mirë dhe administratën dhe kjo më ka ndihmuar gjithnjë në pozicionet e mia të punës. Ai është një këshillues shumë i mirë, shpeshherë dhe kërkues ndaj jo në pak raste jam gjendur përballë dy ministrive (qesh). Edi është një shok i vërtet, baba i përkushtuar dhe tani pas 12 viteve bashkë, kemi koordinimin perfekt të të gjitha linjave që jeta familjare na përballë…
Njëkohësisht jeni dhe mamaja e një vajzë vetëm 2 vjeç nga se ju ka privuar tjetër ky fakt… dhe çfarë mund të mbetet kohë tjetër për të bërë…
Ah, Ana.. është një dritë që ndriçon gjithnjë e më shumë ditët tona. Në fakt gjatë orarit që unë jam në punë, Ana rri me nënën dhe gjyshin, sepse më shumë se nëna është babi i Anës që është shumë protektiv e nuk do që a jo të shkoj në çerdhe nga meraku i virozave: Mëmësia nuk të privon nga asgjë mendoj unë, të shkëput paksa nga një mënyrë jetese më pa preokupime dhe përgjegjësi, por mbetet një shkëputje e nevojshme dhe e domozdoshme, e ëmbël dhe mjaft e bukur thjesht. Nuk do e ëndërroja me asgjë kthimin tim në shtëpi pas pune dhe krahëzat njomëzake që hapen për të më përqafuar, faqkat e kuqe që mbështeten mbi supet e mi dhe thirrjet e gëzimit: “Eli mami eli mami”…
Në fakt kjo skenë më jep energjinë që gjithçka ta mbaroj pa e kaluar shumë orarin zyrtar sepse nuk e di se kë merr malli më shumë nga ne të dyja(qesh). Pas kësaj, pasditet dhe fundjavat janë të tonat . Ana kënaqet e llastohet pa fund ashtu sikurse dhe unë me Edin me të. Ajo është vërtet një ëngjëll që na i bën gjithçka më të lehtë, më të bukur dhe të përqafohemi më shpesh me njëri tjetrin, gjest ky i preferuar i Anës…, ndaj gjithçka e bëj në bazë të kohës dhe rëndësisë së duhur, pa u privuar nga asgjë dhe më e rëndësishmja pa u privuar nga asnjë çast i rritjes së Anës, një kënaqësi kjo e vecantë dhe e papërshkrueshme me fjalë.
Shqipëria mori pjesë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare. Si u gjendëm ne në këto tregje?
Shqipëria është paraqitur në 3 panaire ndërkombëtare, Londër, Milano, Berlin dhe ai rajonal i Prishtinës. Jemi kthyer me vlerësime të shumta si për prezantimin e stendës tonë, ashtu edhe për ecurinë e Shqipërisë në tërësi. Tashmë Shqipëria është një vend i njohur dhe i prekur nga shumë turistë të huaj, të cilët shprehin vlerësimet e tyre për zhvillimin që ka marrë turizmi në Shqipëri, që nga ifrastruktura, investim ky që lejon turstin të shkel në çdo breg të vendit tonë ashtu si edhe në zonat e thella të Alpeve, aventura, sportet ( përmend këtu raftin në Kanionet e Osumit) sport i cili ka marrë një jehonë të gjerë në tregjet e rajonit. Berlini ishte ai që na bëri të ndihemi krenar për çka kemi arritur në këto vite! Një panair nga më të suksesshmit dhe një interes befasues jo vetëm nga bizneset por edhe nga vizitorë të thjeshtë.
Jemi në prag të sezonit turistik. Çfarë ofron Agjensia Kombëtare e Turizmit?
Agjensia Kombëtare e Turizmit ka nisur një tour nën moton “ Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”. Ishte në fakt një shkëndijë e ardhur nga një bisedë e bërë për statusin në faqen tonë të facebook. Duke qenë se media sociale luan një rol mjaft të rëndësishëm në promovimin e turizmit ku opinionet i merr të drejtpërdrejta dhe pa doreza, ne vendosëm të ngacmonim nëpërmjet profilit tonë në “facebook” se ku do i kalonin pushimet këtë vit shqiptarët. Drejtoresha jonë e botimeve kishte shkruar: “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote” dhe vuolaa, ja dhe ku lindi motoja jone.(qesh) Pa dashur të zgjatem, ne po udhëtojmë në vendet më të spikatura të Shqipërisë dhe më pak të promovuara po ashtu. Bashkë me një grup gazetarësh nga media të ndryshme të vendit dëshirojmë të japim mesazhin se vendi yne është i mrekullueshëm dhe i panjohur për shumë nga ne. Ndaj le ta nisim udhëtimin tonë nga Shqipëria jonë për t’ia ofruar më mirë kujtdo turistit të hua j dhe për të nxitur pse jo dhe turizmin vendas po ashtu!