To top
12 Kor

Britani/ Hapet zyrtarisht gara për kryeministrin e ri

Britania e Madhe duket se do ta njohë Kryeministrin e saj të ri më shpejt seç ishte parashikuar, pasi Boris Johnson nuk do të qëndrojë në detyrë deri në muajin tetor, siç edhe ishte pretenduar.

Gara për shefin e ri të qeverisë tashmë ka nisur dhe emri i fituesit do të zbulohet më 5 shtator, sipas një njoftimi të bërë sot nga drejtuesit më të lartë konservatorë.

Pa shpalljes së fituesit, Boris Johnson do të largohet nga nr.10 në Downing Street po atë javë në një transferim të pushtetit te pasardhësi i tij vetëm tre vjet e një muaj pasi mori përsipër drejtimin e vendit.

Shefat e partisë qeverisëse shpallën zyrtarisht nisjen e garës, me kryetarin Sir Graham Brady që përcaktoi një plan kohor për të pakësuar fushën e mbushur me 11 pretendentë për kryeministër, duke thënë se do të ngelen vetëm dy në fund të korrikut.

 

 

Dy të parët më pas do të kalojnë nëpër raunde debatesh përpara votimit të plotë të anëtarëve të partisë më 5 shtator, kur të kthehet Parlamenti në punë. Raundi i parë i votimeve të deputetëve do të jetë të mërkurën, ndërsa votimi i dytë do të jetë të enjten.

Kandidatëve u nevojiten të paktën 30 vota për të hyrë në raundin e dytë të votimit. Komiteti Ekzekutiv i sapozgjedhur u mblodh sonte për të finalizuar rregullat përpara se të hapen nominimet nesër.

Ndërkohë nga zhvillimet kryesore në frontin e kandidatëve, kancelari Nadhim Zahawi premtoi një ulje të madhe të taksave, ndërsa Sajid Javid u zotua gjithashtu se do të japë 40 miliardë paund ulje taksash nëse fiton.

Edhe Priti Patel po mendon sipas mediave anlgeze të bëjë një ofertë të fundit për postin, ndërsa Boris Johnson refuzoi të rreshtohej pas ndonjërit prej kandidatëve

Sa i përket Rishi Sunak, ai mbetet kryesuesi i hershëm i arratisur me pikë para të tjerëve dhe ka grumbulluar 37 kolegë për të mbështetur ofertën e tij për Kryeministër.

Penny Mordaunt është gjithashtu një emër i rëndësishëm me 22 deputetë pas vetes, ndërsa edhe Tom Tugendhat nuk mbetet shumë prapa.

Në garë janë edhe Liz Truss, Kemi Badenoch, Jeremy Hunt, Suella Braverman dhe Grant Shapps.