To top
27 Tet

Çfarë po ndodh në kampin blu Basha- Berisha!?

Ish-kryeministri Sali Berisha raportohet se do të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës në datën 11 dhjetor.

Tashmë që mbështetësit e Berishës pretendojnë se kanë mbledhur votat e mjaftueshme për thirrjen e Kuvendit, në datën e themelimit të kësaj force politike.

Por një burim për “Lapsi.al” ka treguar edhe se çfarë do të ndodhë nëse Basha kundështon si në skenarin e mosnjohjes së firmave të mbledhura, apo në intepretimin e ndryshëm të neneve të stautit të partisë.

“Ne kemi arritur të sigurojmë listat zyrtare të vulosura ku figurojnë anëtarët e KK. Aty figurojnë emër për emër të gjithë. Ata janë kryetarë dhe sekretarë grup seksionesh që në zonën e tyre i njeh komuniteti. Askush nuk mund ta vërë në pikpyetje legjitimitetin e nënshkrimit të tyre. Ndërsa nga ana tjetër, pretendimi se dikush më lart se forumi më i lartë i partisë mund të vendosë për mbledhjen ose jo të tij, ai është absurd. Mjaftojnë 1/4 e firmave që ai të mblidhet automatikisht”, tha burimi anonim.

Gjithashtu portali thotë se ka mësuar edhe skenarin e Berishës, nëse Kuvendi dështon dhe situata duket se mund të dalë jashtë kontrollit.

Kjo pasi mbështetësit e Berishës kanë planifikuar protesta para Kryeministrisë me moton “Çliro pengun na hap selinë tonë”, dhe më pas ata do të drejtohen drejt Selisë së PD, duke kërkuar lirimin e ambienteve “të uzurpuara” të saj.

Por nëse kjo zgjidhje paqësore nuk e merr këtë udhë, çfarë ndodh? Pra nëse Basha arrin të ruajë shumicën e grupit parlamentar dhe nuk e njeh shkarkimin, si do të veprohet? “Ne do të shkojmë përpara me organizimin e zgjedhjes së kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë”, tha burimi.