To top
29 Maj

Del në shitje vila ku është xhiruar filmi “Home Alone”

Të gjithëve na kujtohet filmi ikonik ‘Home Alone’, që na ka shoqëruar gati çdo Krishtlindje.

Vila ku është xhiruar filmi, ku personazhi kryesor Kevin kalon aventura të panumërta, ka dalë në shitje.

Vila përbëhet nga pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, Illinois në SHBA dhe shitet me shumën marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.

CNN shkruan se që nga publikimi i filmit, në vitin 1990, shtëpia është rinovuar.

Agjentët amerikanë të pasurive të patundshme thonë se është hera e parë që nga viti 2012 që prona hidhet në treg dhe se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli.

Në vitin 2021, fansave të filmit ‘Home Alone’ iu dha mundësia të qëndronin një natë në vilë vetëm për 25 dollarë.

Prona të ngjashme që janë shfaqur në filma ose në televizion kanë arritur gjithashtu çmime mahnitëse kur janë vënë në shitje.