To top
4 Nën

“Do përballen me demonët e tyre”, renditja e shenjave për muajin nëntor

Fillimi i çdo muaji sjell në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan astrologen Meri Shehu, e cila na tregon se çfarë fati na pret për këtë muaj. Nëntori duket se nuk do të jetë një muaj i mirë për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Luanit, e ndërsa do ta “mbretërojnë” këtë muaj Peshqit. Por duket se edhe ata do kenë një anë që nuk do shkëlqejë aq shumë, pasi siç paralajmëron Meri Shehu, “Në çështjet familjare janë “beterr”.

Astrologia ka bërë renditjen e të gjitha shenjave nga ato me më pak fat te ato më me fat për muajin Nëntor, duke u ndalur te gjërat pozitive që ky muaj do sjell, por edhe tek ato që duhet të kemi më shumë kujdes.

11. Dashi – Ka ikur Jupiteri nga Dashi është kthyer te Peshqit, Marsin e kundërt në Binjakë ka thënë keni ecur pak më tepër seç duhet. Tani do ndaloni pak. Do jetë një muaj shumë ekonomik.

10. Shigjetari – Kanë paqartësi se çfarë duan. Jupiteri iku nga  Dashi në erotizmin e  tyre të madhe. Tashmë do merren më  shumë me çështjet familjare. Ka një paqartësi se çfarë duan, një shtëpi më të madhe, bashkëjetesë apo të rregullojnë problemet që kanë lënë që në Maj. Marsi i kundërt në binjakë është përballë shigjetarëve dhe kundërshtimi që vjen nga të tjerët nuk është i qartë.  Shumë marrëveshje mund të kthehen mbrapsht.

9. Binjakët – E kanë Marsin të kundërt në shenjën e tyre. Pakujdesia është faji më i madh dhe ku gjejnë terren planetet bëjnë namin. Binjakët do merren me çështjet personale. Kanë bërë premtime, kanë marrë iniciativa, lidhje personale me njerëz, por të gjitha këto mund të kthehen mbrapsht për t’u rishikuar në Janar.

8. Bricjapi – E kanë Marsin të kundërt në çështjet e punës. Ose do kenë shumë punë, ose punët mezi do ecin, ose punët do ngecin. Nuk duhet të nxitohen. Jupiteri i ndihmon, do e kenë si mburojë.

7. Virgjëresha – Ju ka dal Jupiteri përballë shenjës tuaj. Do kërkoni më shumë nga puna, nga bashkëpunëtorët, nga jeta, ata që nuk janë martuar do vënë disa kushte. Por Marsi i kundërt në binjak tregon disa pengesa burokratike. Ose që kanë të bëjnë me shtetin. Kemi shtyrje të planeve për sa i përket karrierës dhe martesave në disa raste.

6. Demi – Eklipsi hënor në Dem në datën 8 është lajmi më i mirë për Demët, kjo do jetë përmbushje e dëshirave të tyre. Demët duhet të shikojnë se çfarë do bëhet deri në datën 8 para se të marrin vendime. Marsi i kundërt në Binjakë sjell probleme ekonomike. Deri në Janar janë të bllokuar

5. Ujori – Do jetë shenja më me fat në çështjet ekonomike. Do kenë shanse të dyfishta në jetën erotike. E kaluara do ndikoj në jetën e ujorit, por do i japi fat në dashuri. Edhe në ekonomi do kenë një ngritje.

4. Gaforrja – Ka mburojë romantike nga peshqit. Kanë prapaskena në lidhje me punën nga njerëz që nuk e duan euforinë e Gaforres dhe duan  ta prishin. Deri në Janar kanë rrezikshmëri.

3. Peshorja – Do udhëtojnë, do ikin larg, do kënaqen, mund të shtyjnë përpara të gjithë projektet që si kanë bërë deri më tani. Çështjet ekonomike do jenë të mira.

2. Akrepi – Dashuri, gjëra të mira. Kujdes në çështjet ekonomike, pasi ka probleme me Marsin e kundërt në binjak. Rregullohen çështjet ekonomike dhe erotike

1. Peshqit – Jupiteri është futur në shenjën e tyre. Në çështjet familjare janë “beterr”, i mbron Jupiteri, por kujdes në çështjet familjare, pronësitë se  do kenë konflikte.