To top
25 Tet

Donika Mustafaj: Ëmbëlsia e Gjergjit na ka ringjallur!

Një grua tejet fisnike, e gatshme për të ndarë me ne emocionet e të qenit gjyshe. Lidhja e saj me fëmijët i tejkalon marrdhëniet njerëzore, pasi puna në Institutin e Fëmijëve që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë, do të thotë të ndryshosh botën e tyre. Mbaj mend se atje rrezatonte dritë përmes një perdeje ndarëse nga bota, si ajo e çarë e perdes së tempullit që tregon bibla.
Kështu më pëlqen ta nis këtë persiatje për këtë grua tejet fisnike të cilën të gjithë e kujtojn si zysh Donika. Në fakt Franca në perceptimet e gjithësecilit njihet si atdheu i kulturës artit e letërsisë. I të njëjtit mendim jam edhe unë pa dyshim kur flasim për Francën apo Parisin aty ku jeta gëlon me një shpejtësi marramendëse, ku muaji të duket ditë, e dita çast, pasi ke fare pak kohë për ta kaluar kot meqë ky vend është pa frikë sa një museum gjigand aq dhe një bibliotekë unikale vlerash. Natyrisht vitet kanë shkuar dhe bashkë me ndryshimet radikale në vend ndryshuan kërkesat dhe pritshmëritë e gjithësecilit, që do të thotë se ato kërkesa e pritshmëri kanë rrjedhur varësisht me kohën. Nuk mund të ndodhte ndryshe; fëmijët e çiftit Mustafaj do të shkolloheshin aty ku thonë se ndriçimi i mendjes merr një dimension gati qiellor, pikërisht në Francë. Duket se çifti Mustafaj e ka kryer më së miri detyrën për vazhdimësinë e ciklit jetësor të familjes së tyre. Dhe paralelisht dhe detyrën karshi vendit të tyre, Shqipërisë duke i shtuar natyrisht vlera dhe energji të reja intelektuale. Fal Zotit ky cikël është i pandërprerë dhe vazhdon pa u ndalur nga asnjë faktor. As nuk do ta kisha besuar se zonja Mustafaj do të ishte bërë gjyshe nëse nuk do të ma kish pohuar vet, por madje edhe asaj në atë moment të parë i dukej gati e pabesueshme. “Lindja e nipit tim Gjergjit, ishte një surprizë pasi djali ishte 24 vjeç kurse nusja ende nuk e kishte mbaruar shkollën e lartë; pra, tepër të rinj për të të dhënë kënaqësinë e të qënit gjyshe në një moshë kaq të re”.
Si prindër të gjithëve na preokupon rrugëtimi që fëmijët do të nisin pas studimeve pra, karriera e tyre. Situata është delikate. Megjithatë Donika me emocion thotë ndoshta postulatin më të qëlluar që çdo prind do ta kish thënë në mënyra të ndryshme që në fund të fundit do të kishin përfundim të njëjtë. “Në momentin kur shikon fëmijën gjithçka është kilometra, pasi e ardhmja e tij është një dhuratë që ta dhuron Zoti”. Nëse gjendja emocionale do të mund të matej me ndonjë njësi fizike ta zëmë me volt apo amper, vështirë të përcaktohej vlera e tyre. Kur tregon momentin e parë të takimit me nipin a jo e ka të vështirë të gjej fjalë, pasi intensiteti është tejet i madh apo ngarkesa pozitive është kaq e madhe saqë fjalët janë të mangëta për ta përshkruar. Por edhe kështu ajo gjen një hapësirë mes ndjenjash dhe emocionesh të na rrëfejë një të vërtetë të madhe; atë të ngërthimit të kulturave vlerave shpirtërore në të gjitha dimensionet e sa j njerëzore. Më tej Donika, me një thjeshtësi prej një grua je fisnike e intelektuale tregon se të paturit një nip me nënë Franceze nuk ka qënë problem për të, pasi e njihte mirë jetën dhe mentalitetin Francez, privilegj që ta jep vetëm të jetuarit aty.
Kjo grua të impresionon me ambicien e sa j për të qymtuar në aspektet e të qënit gjysh apo gjyshe,. Një dokumentar i saj për këtë çështje nuk është gjithccka por, natyrisht një fillim premtues i një hulumtimi të thellë e të gjithanshëm të këtij fakti. Në fakt kur hulumton dhe mëson më tepër rreth asaj që mer në shqyrtim. Kështu na tregon vet Donika. “Në Shqipëri kemi vuajtur nga mungesa e një modeli tradicional gjyshërish që as letërsia nuk na e dha”. Ajo mëton më tej me pohimet e saj një fakt se si njeriu përpiqet të përshtatet duke krijuar modele të ndryshëm me qëllim që të pregatis brezat e kështu të lerë pas një bazë të sigurt vlerash të shumë anshme, që me një term të vetëm do të quhej trashëgimi. Sipas saj, fëmijët me gjyshër të rinj e kanë të ardhmen e sigurt. “Gjyshër që janë të rinj jo vetëm nga mosha janë gjyshër që xhonglojnë me kohën e tyre gjatë gjithë kohës. Një herë luajnë një rol e një herë një tjetër duke u bërë kështu aktorë të planit të parë. Nëse shumë fëmijë kanë fatin të kenë gjyshër vital ku pjesë e këtyre jam dhe unë mendoj se kanë të ardhmen e sigurt”. Po ajo nuk i mohon disa vite të tjerë mbi supe por, natyrisht kjo është një e keqe e vogël e parëndësishme për njerëz që kërkojnë t’i nxjerrin kuptimin real jetës e që kërkojnë ta pasurojnë atë me vlera atributive të qënies së tyre duke lënë gjurmë në kohë e pika referimi për të tjerët që vijnë pas. Në fund të fundit roli i gjyshes pohon zonja Mustafaj varet nga fëmijët, nga fakti nëse ata ta krijojnë ose jo mundësinë për ta luajtur këtë rol. Është ky pra teatri i jetës dhe mardhënja actor regjizor. Ka shumë rëndësi që si aktor ta luash mirë rolin tënd të ri pra të dish ta emanciposh veten në mënyrë të atillë sa vërtetë të jesh aktori i planit të parë. Personalisht mendoj se Donika e ka fituar këtë sfidë si me kohën dhe me djalin e sa j kur ai pra, i biri i ka kërkuar që a jo të luajë po atë rol edukativ që kish lua jtur si nënë me të dhe pse kohët kanë ndryshuar.
Ndërsa biseda mer qasje tejet interesante më ngacmon idea si e ka pritur bashkëshorti i saj, shkrimtari Besnik Mustafaj faktin e të qënit gjysh. Me koherencë e me shumë pasion ajo tregon se Besniku duket më pasionant ndaj nipit të tij sa për faktin se e ka vizituar dy herë në maternitet aq dhe gjen së paku 5 minuta për ta parë si jo thjeshtë vetëm të çmallet por duket sikur don të qwmtojë çdo çast të rritjes së tij. Sikur do të mos i kalojë as një moment pa iu fiksuar në kujtesën e tij prej gjyshi. Ndërsa flasim e bisedojmë biseda merr një shtrirje lineare në kohë mendime e njerëz, pra në fund të fundit në atë mori sentimentesh veprash njerëzore që përmblidhet në një fjalë që quhet mirënjohje. Ndërsa e pyes për emrin, ajo me emocion kujton një mik të tyre emrin e të cilit pasi ai kish ndërruar jetë e merr nipi i sa j, në emër të jetësimit të përkushtimit e përkrahjes që ai u dha fëmijëve të çiftit Mustafaj. Po ky është një fakt prekës sidomos kur mësonse vet fëmijët pra,djemtë e Donika e Besnik Mustafajt vendosin ta jetësojnë këtë njeri të paharruar për ta në fund të fundit duke e rikthyer atë në një dimension të ri e më të pranishëm në jetën e familjes së tyre. Ndoshta dhe asaj i duhej ky fund që të rend drejt dashurisë së saj të re që quhet Gjergj, cicërimën e ëmbël të të cilit a jo e dëgjon në Tiranë tek i vjen nga Parisi, si një kartolinë dashurie, apo si një këngë që për të nuk ka kurrë fund. Tashmë pasi jemi përshëndetur në trotuarin e zhurmshëm të metropolit shqiptar që quhet Tiranë, dëgjohen hapat tanë të mbytur që dalë nga dalë tek i largohemi njëra-tjetrës. Gjyshe Donika e dyjëzuar mes Parisit e Tiranës, tashmë rend drejt Gjergjit për të dëgjuar nga afër ëmbëlsinë e belbëzimeve të tij.