To top
26 Nën

Drejtuesi i Departamentit të Sherifit nderohet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Santa Barbara, California – Një drejtues i Zyrës së Sherifit u nderua së fundmi nga Presidenti i Republikes Shqipërisë për përfaqësimin e tij të shquar në Shqipëri. Drejtuesi i Kujdestarisë së Sherifit, Selim Çelmeta, u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Ilir Meta, President i Republikes Shqipërisë më 8 Nëntor 2021. Titulli “Mjeshtër i Madh” u jepet individëve të fushave të ndryshme si shkenca, arti dhe sporti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite.

Titulli i Çelmetës është dhënë me dekret të Presidentit të Republikes se Shqipërisë dhe përbëhet nga një medalje dhe certifikatë ku shkruhet “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar dhe rezultatet e larta në sportin e Çiklizmit, si çiklist i Klubit Sportiv ‘Dinamo’ dhe Ekipit Kombetar, i dalluar ne veprimtari kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.” Para karrierës së tij ne Zyren e Sherifit, Çelmeta ka qenë anëtar i Klubit Shumësportësh Dinamo në Shqipëri. Për pesë here ai ishte kampion kombëtar, kohë gjatë së cilës ai fitoi gara dhe turne të shumta. Ai gjithashtu u bë anëtar i Ekipit Kombëtar Shqiptar të Çiklizmit, nga viti 1983 deri në vitin 1996, kohë gjatë së cilës ai mori pjesë në më shumë se dyzet (40) turne ndërkombëtare nëpër Europë. Çelmeta kreu fakultetin në Institutin e Lartë të Punëve të Brendshme, në Tiranë dhe në vitin 1989 mori diplomën Bachelor në Shkencat e Shërbimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Më pas u punësua në Gardën Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, si hetues kriminal në vitet 1989-1996, duke marrë gradën Kapiten. Më 13 qershor 1996, Selimi dhe familja e tij u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara përmes programit të Vizave Emigruese të Diversitetit i organizuar nga Departamentit i Drejtesise i SHBA-së, Llotaria “Green Card”. Ky program llotarie aktualisht ndan 55,000 viza qëndrimi të përhershëm për emigrantët nga vendet që mendohet se kanë norma të ulëta emigrimi. Çelmeta u bë shtetas Amerikan më 15 Mars, 2001. Çelmeta iu bashkua Zyrës së Sherifit në vitin 2008 si Zëvendës Kujdestarqë mbulonte procesin e paraburgimit. Një vit më vonë ai u bë anëtar i Ekipit te Operacioneve Speciale “SORT”, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2018. Në vitin 2012 emërohet me Detyrë Speciale dhe caktohet nëdegene Klasifikimit, Hetimit dhe Inteligjencës. Në dhjetor 2017, Celmeta u gradua me titullin Përgjegjës me gradën “Sergeant”. Ai punoi në Byronë e Dënimeve Alternative dhe në Administratën e Koordinimit dhe Burimeve per Divizionin. Çelmeta gjithashtu u bë anëtar i Ekipit të Hetimit Administrativ në vitin 2017. Çelmeta është nderuar nga Zyra e Sherifit dy herë si Zevendes Kujdestar i tremujorit, ai ka marrë Çmimin e Njësisë së Zyrës së Sherifit në vitin 2013, dhe Çertifikate Lavdërimi për Incidentin e “Thomas Fire”ne 2018. Në vitin 2019, Çelmeta u gradua si Drejtues dhe morigradën“Lieutenant”. Aktualisht ai drejton operacionet ne burgun kryesor to paraburgimit.  Sherifi Bill Brown tha se “Selim i qaset punës së tij në Degën tonë të Kujdestarisë me të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri që shfaqi si çiklist kampion në Shqipëri. Jemi krenarë që e kemi atë si anëtar të Ekipit të Sherifit”