To top
19 Jan

Dua Lipa dhe Callum Turner zyrtarizojnë lidhjen me puthje pasionante

One kiss is all it takes.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Callum Turner, u fotografuan në momente intime duke u puthur në West Hollywood, Kaliforni, të martën mbrëma.

Ylli i popit dhe aktori u fotografuan nga paparacët,  duke qeshur dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Në një moment, Turner, 33 vjeç, qëndroi pas Lipës, 28 vjeç, me krahët rreth belit të saj. Për daljen – e cila shënoi shfaqjen e parë publike të çiftit – këngëtarja kishte veshur një veshje, tërësisht të zezë kurse ylli i “Boys in the Boat”, kishte veshur një xhaketë të zezë sipër një bluze të bardhë dhe pantallona gri.

“Është diçka e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”, ka thënë një burim i brendshëm pasi dyshja u panë në festë e premierës për shfaqjen e Turner “Masters of the Air”, duke shtuar se Lipa ishte aty “për ta mbështetur atë. ”

Ditë më vonë, fituesja e Grammy tregoi edhe një herë mbështetjen për të dashurin e saj duke marrë pjesë në një nga ngjarjet e tij për shtyp në Teatrin Aero në Santa Monica, Kaliforni.