To top
10 Qer

Dy presidentët në një foto

Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto së bashku me presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begajn, ku shkruan: “Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”. Sot të dy zhvilluan një takim në Pallatin e Brigadave.

Një marrëdhënie e mirë mes tyre startoi që ditën e parë teksa Presidenti Meta, nxori një dekret nga Stambolli, ku ndodhej në një vizitë zyrtare, për të shkarkuar si general major Bajram Begajn, gjë që t`i hapte rrugën Parlamentit për ta votuar.