To top
19 Qer

Edlina Losha Bano : Stil & elegancë

Edlina Losha Bano është një drejtuese në sistemin arsimor, mjaft e  suksesshme. Me një stil dhe look të veçantë, një komunikim perfekt, Eda bie mjaft  në sy. Është një zonjë me stil dhe elegancë që nuk kalon pa u vënë re nga të pranishmit. Është tejet e guximshme, në ngjyra dhe kombinime që  zgjedh të bëjë. E po kështu dhe në misionin e saj sa fisnik dhe të vështirë, në rritjen dhe  edukimin e të miturve. Eda  sjellë një edukim cilësor në brezat që po rriten.  Me profesion inxhinjiere Eda ka arritur të ndërtojë një kopësht privat model, “Princi i Lumtur”,   ku merret me edukimin e fëmijëve parashkollor. Ajo që bie në sy është niveli dhe përgatitja që bëhet me këta fëmijë, që padyshim duhet të jetë një mision i vështirë por jo I pamundur…Por Eda na ka treguar se ia ka dalë mbarë,  së bashku me stafin e saj tejet të përgatitur dhe të përkushtuar. Por në këtë rrëfim Eda vjen mes të tjerash edhe për stilin, sharmin dhe elegancën e saj që pse jo mundohet t’ua ushqejë edhe të vegjëlve, që ata të mund të rriten më të lumtur dhe të qetë…
Eda ju shquheni për një look dhe stil të veçantë, nga ndikoheni ju?
Ju falenderoj që ma thoni këtë.  Është si frymëzim i brendshëm, si punë intuite, diçka që pasi e përfytyroj me mendje, konkretizohet  sapo e shoh në ndonjë vitrinë apo dyqan. Kujtoj një rast në Itali,  më çoi një mikesha e familjes. Meqë unë thjesht po prezantohesha me atë galerinë e veshjeve, dhe, për faktin që kohën e kishim të kufizuar, po bënim një ecje super të shpejtë nëpër varëset e rrobave . Unë ndaloja tek-tuk dhe vlerësoja materialin apo veshjen. Në një çast gjej një bluzë, të cilën sapo e pashë e mora menjëherë. Bluza ishte shumë e shtrenjtë pavarësisht edhe uljes së çmimit, por që unë nuk e zgjata fare dhe e mora. Pavarësisht kembënguljes së mikeshës për tu menduar apo për ta provuar-  as që e vija në mëdyshje për ta blerë. -“Këtë bluzën po e kërkoja. E kam pasur në mendje!”- i  thashë asaj duke qeshur. Dhe ja tek e gjeta pikërisht ketu. Mendon se do ta lë?
Ku mësoni mbi tendencat dhe trendet më të fundit?
Nuk mësoj asgjëkundi. Në instagramin tim janë vetëm faqe udhëtimesh nëpër botë dhe vendesh fantastike. Asgjë që ka të bëjë me veshjen apo me look-un.  Por mjafton që të hedh sytë në vitrinat e dyqaneve dhe e kuptoj menjëherë se çfarë NUK duhet të blej.
Ku bëni shoping cilët janë vendet më të frekuentuara tuajat?
Në Shqipëri numërohen me gishtat e njërës dorë. Por le të themi që kudo në Botë janë unifikuar markat. P.sh Zara, Hm, Ca, etj janë firma shumë popullore dhe që i gjen në çdo anë të botës. Atëherë, a ia vlen që të shkosh në Bangkok dhe të bësh shoping tek “Zara” kur ate e ke në Tiranë dhe kudo gjetkë? Pse duhet të humbasësh  kohën kotë  në një kohë që mund të shëtisësh nëpër tempuj apo të bësh xhiro me elefant?
A frekuentoni qendra estetike, palestër trajtime të ndryshme ?
Hmm, me raste. Nuk jam shumë tipi i tyre. Nuk e sforcoj veten. Por jam  e rregullt në ushqim, bëj ecje sa mundem dhe qesh shumë. Mundohem të jem e relaksuar dhe të flë gjumë. Gjumi është “trajtimi” më i mirë që mund t’i bësh jo vetëm fytyrës, por edhe trupit dhe mendjes.  Gjithashtu shijoj shumë ushqimin. Të shijosh të bën mirë për shëndetin. Të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Të gjitha këto të japin atë qetësinë e  brendshme  e cila do apo s’do, pasqyrohet edhe jashtë, dhe për mua është ajo që quhet “bukuri” .
Thuhet shpesh se jeta  nis mbi 40 vjeç  sa reale është në rastin tuaj?
(…vijon ne print…)