To top
22 Dhj

Elsa Lila reagon për herë të parë pas pjesëmarrjes në ‘Fest 61’

Elsa Lila u rikthye në ‘Festivalin e Këngës në RTSH’ pas 15 vitesh. Në 2007-n, ajo dhe Pirro Çako kënduan “Diferenca je ti” si këngë përshëndetëse në “Festivalin e Këngës” atë vit. Këtë herë ajo u rikthye si konkurrente me “Evita”.

Kjo këngë e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, i dedikohet të bijës e cila ishte mbrëmjen e djeshme në ‘Pallatin e Koncerteve’ për të mbështetur të ëmën. Kënga u prit mirë nga publiku, ndonëse një pjesë nuk e kuptoi tekstin.