To top
11 Maj

“Eurovision”, a do ta mbështesin shqiptarët Albina Kelmendin?

Shqipëria përfaqësohet sonte në Eurovizion, nga Albina Kelmendi. Kur kanë mbetur edhe pak orë para performancës përfaqësuesja e këtij viti e Shqipërisë, Albina Kelmendi iu është drejtuar publikut me një video nga Liverpooli.

Nën ethet dhe emocionet e ngjitjes në skenën e madhe të muzikës së festivalit, Albina edhe një herë ka kërkuar votën e shqiptarëve.

Në një prononcim për RTSh-në, ajo tha se sonte është momenti që të tregojmë sa zemërgjerë jemi teksa i ka falënderuar për mbështetjen e dhënë deri më tani.

“Përshëndetje për të gjithë shqiptarët anë e mban botës, me këtë video dua të iu informojë që sonte do ngjitemi në skenën e madhe të Liverpoolit andaj kërkojmë mbështetjen e juaj siç na keni dhënë deri sot kërkojmë të na votoni që të shkojmë në finale. Vota juaj na dërgon në finale, sonte është momenti që çdo shqiptar ta tregojë veten dhe të tregojmë sa zemërgjerë jemi, faleminderit të gjithëve, iu përqafojmë dhe iu falënderojmë për mbështetjen që na keni dhënë deri tash”, është shprehur këngëtarja.

“Të tregojmë që jemi familje e madhe” – Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Vetëm 10-të shtete do të mund të kualifikohen për finalen e së shtunës teksa 10-të të tjera tashmë u përzgjodhën në gjysmëfinalen e parë.

Janë gjithashtu edhe gjashtë shtete të tjera që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.