To top
16 Sht

“Finalmente Elsa”… vjen me një koncert të madh në Tiranë

 

“Finalmente, Elsa” titullohet koncerti që do të sjellë, në 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve këngëtarja e njohur  Elsa Lila. Vajza e “lotit”, e cila u bë e famshme sa hap e mbyll sytë,  e qe e para këngëtare që na bëri të ndjeheshim krenarë ndërsa prezantohej  në skenën e Sanremos. Ky koncert do të rikthejë artisten pas një pauze të gjatë dhe pas pjesëmarrjes së saj në skenën e Festivalit të RTSH-së vitin e kaluar.

Elsa Lila do t’i rikthehet Tiranës, dhe publikut kryeqytetas,  me një koncert të madh, aty ku nisi gjithçka e ku ka ndjerë çdo herë, në çdo kohë, dashurinë që publiku ka për gjithë vlerat artistike që ajo vazhdon të përcjellë. Në koncertin  live, do të jetë  vetë Elsa Lila, e cila do të performojë solo, e gjithë skena për të, e konceptuar me një program special muzikor. Deri atëherë na mbetet të presim..!