To top
22 Pri

Flavia Nuraj përse vendosa të jem pjesë e PSD-së së Tom Doshit

Flavia Nuraj është një ndër kandidatet më të reja për deputete, që do të garojë në këto zgjedhje për qarkun e Tiranës, nën siglën e Partisë Social Demokrate, e udhëhequr nga kryetari z. Tom Doshi. Në një intervistë të gjatë znj. Nuraj shpjegon përfshirjen në listat zgjedhore, përse zgjodhi këtë forcë politike, eksperiencën e saj të gjatë si financiere, si dhe ambicjet dhe dëshirën për të qenë pjesë e parlamentit, në legjislaturën e ardhshme…

Flavia Nuraj jeni një ndër kandidatet për deputete në Partinë Social Demokrate  e kryesuar nga z. Tom Doshi, përse zgjodhët këtë forcë politike çfarë ju shtyu?

Partia Socialdemokrate është një nga subjektet më të hershme politike dhe me kontribute në historinë e pluralizmit shqiptar. Edhe pse unë jam në një moshë të re, jam në dijeni të historikut dhe aktiviteteteve të kësaj partie që në vitet 2000, personaliteteve të saj ndër vite si professor, Skënder Gjinushi, Tomor Aliko etj. Unë me bindje jam e majtë me orientim drejt qendrës  pra pak a shumë sipas parimeve të së majtës liberale evropiane. Mu përshtatën shumë me idetë e mia politike dhe ekonomike, parimet e programit të kësaj partie dhe filozofia e saj që shprehet nëpërmjet slloganit…

Pra mendoj se  PSD është një strehë që jo vetëm na bashkon ne si ekip politikisht, por dhe si anëtarë me moshë të re, ne  ndajmë mentalitet dhe botkuptime të përbashkëta, për mënyrën sesi mendojmë të ndryshojmë politikan, si të realizojmë reformat në ekonomi, në sistemin e shëndetësisë, arsim, zhvillimin e teknologjisë dhe për integrimin europian të vendit

Dua të shpreh në këtë përgjigje dhe vlerësimet më të vecanta për politikanin Tom Doshi,  një shqiptar me zemër, ide dhe botë të madhe. Ai ka parime të forta, intuitë dhe humanizëm të   veçantë. Ka  vlera që i mungojnë politikës shqiptare.

Kush është Flavia Nuraj ku jeni lindur, shkolluar dhe familja prej nga vini?

I përkas një familjeje intelektuale  me origjinë shkodrane . Edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, lidhjet me Shkodrën janë shum të forta dhe shpirtërore  pasi me 2 motra më të mëdha kemi kaluar shumë pushime të adoleshencës dhe fëmijërisë. Nga ai qytet kam trashëguar mikpritjen, humorin shume ndjesi estetike..

Jam diplomuar për ekonomi agrare dhe po në administrim biznesi, kam mbaruar studimet Master.

Kam marrë pjesë në trajnimeve konferenca  të ndryshme në sektorin e biznesit dhe ekonomisë në tërërsi. Ndërkohë familja ime përbëhet nga bashkëshorti dhe dy fëmijë të vegjël. Familja është krenaria dhe burim dashurie pa fund. Mendoj se gruaja është krijuar nga Zoti për të falur shumë përkushtim në jetë jo vetëm për familjen dhe njerëzit e saj, por dhe për shoqërinë në tërësi. Frymëzimin për punë të mira,  njeriu e merr tek familja dhe kështu ndodhi dhe me mua kur vendosa të angazhohem në politikë.

Cila është eksperienca juaj profesionale dhe çfarë do të veçoni?

Kam punuar si ekonomiste që në bankat e Universitetit në disa kompani private me profile të ndryshme.

Prej 10 vitesh drejtoj financat e një kompanie të njohur në fushën e ndërtimeve. Do të veçoja eksperiencën tepër të vlefshme që kam fituar në shkëmbimet me botën e  biznesit dhe zyrave të institucioneve që krijojnë raporte me kompanitë private. Në biznes çdo ditë është një eksperiencë e shtuar dhe kupton nevojat emergjente që ka ky sektor për mbështetje nga politika dhe institicionet veçanërisht për lehtësimin e taksave.

Si u gjendët në kontakt me këtë Parti kush ua bëri ftesën ?

Ftesën ma bënë disa miq të përbashkët që kemi me drejtuesit e partisë.

Kishit kohë qe mendonit për tu përfshirë në politikë? A ishit përfshirë më parë me ndonjë fushatë apo zhvillime politike?

 Jo është eksperiencë krejtësisht e re, pasi unë jam shumë e fokusuar në punën si financiere dhe zhvillimeve në sektorin e ndërtimit. Por politika më pëlqen, më frymëzon dhe e ndjek debatet dhe zhvilimet politike nga media dhe tashmë që aderoj në një parti më duke një.eksperiencë shumë tërheqëse. Mendoj se është një sfidë që ia vlen të përballesh. Njeriu ka nevojë të sfidojë dhe veten për të parë sa fuqi dhe forcë mendore ka.

Keni zgjedhur të kandidoni në Tiranë, në nr 36 përse ?

Thjesht çështje procedurash dhe praktike që bazohet në  ligjin zgjedhor.

Përse mendoni se qytetarët duhet t’ju votojnë ju personalisht dhe Partinë tuaj, çfarë risie do të sillni? 

Unë mendoj se shqiptarët janë të lodhur dhe të pamotivuar me skemat e vjetra të politikës dhe me tri partitë e spektrit poltik. Koha që të zgjerohet skema ka ardhur dhe duhet që shqiptarët të dëgjojnë më shumë alternativa dhe programe që të zgjedhin variantin më të vlefshëm dhe që  siguron stabilitet dhe  një të tashme më të mirë për familjet e tyre. Risia që do të sjellim është  mentaliteti politik që kemi dhe ai është,  shërbimi dhe përkushtimi ndaj njerëzve. Një shtet social dhe në shërbim të njerëzve. Deri më tani shqiptarët i kanë shërbyer politikës, interesave të saj të ngushta, në vend që duhej të ishte krejt e kundërta. Pra politika në shërbim të njerëzve dhe realizim të premtimeve që i bëjnë atyre, sepse populli e mban finaciarisht politikën dhe politikanët me taksa . Shoh që njerëzit po na vlerësojnë dhe na mbështesin çdo ditë e më shumë. Takimet janë intensive dhe shumë mikpritëse nga komunitete të ndryshme. Në periferi kemi përkrahje dhe suport maksimal pasi njerëzit e gjejne veten dhe zgjidhjen e halleve të tyre  tek programi ynë, tek bisedat tona. Arma ime më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Çdo pune dhe qëllimi në jetë nuk i largohem deri sa ta realizoj me sukses… Nuk është në natyrën time t’i shmangem përgjegjësive sepse në të kundërt nuk do i kisha hyrë politikës profesionit të financave.

Cili është program i Partisë tuaj, kujt fushe mendoni se duhet t’i mëshoni më shumë?

Programi socialdemokrat bazohet mbi mendësinë e politikave të shërbimit përkujdesjes dhe mbështetëse për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët. Programi i partisë sonë ka në fokus lehtësimin e taksave, shtetin social, zhvillimin e të rinjve dhe politikat në mbështetje të shtresave në nevojë. Ne duam që Shqipërinë ta shndërrojmë në një vatër të ngrohtë të sigurt dhe mikpritëse për të gjithë dhe, jo vetëm të jetë vend komod për të pasurit. Arritja e një mirëqënieje dhe ngritja e të ardhurave për minimumin jetik të shtresave të varfëra, janë standarde kryesore për politikat tona. Personalisht po angazhohem në debatin e politikave ekonomike dhe forcimit të tregjeve. Politikat për rritjen e këtyre sektorëve janë prioritet për punën tonë.  Ndërkohë partia jonë është shumë motivuese për përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë. Gjithmonë e kam menduar si një dobi të madhe çdo kontribut që gratë dhe nënat ndërmarrin kur angazhon në vendimarrje të çdo fushe. Të gjitha gratë, nënat në politikë duhet t’i bashkojë qëllimi  për ta bërë Shqipërinë një vend me standardet jetese me një të tashme të sigurt dhe të ardhme europiane. Askush më mirë se një nënë e di se çfarë janë punët e duhura dhe vendimet për të mirën e fëmijve. Pra nënat aq edhe më mirë, KUR JANË  profesioniste të suksesshme,  janë ato  politikane që i duhen Shqipërisë

A keni ju modele në lidership apo në politikë çfarë vlerësoni tek ta?

Tek gratë politikane kam model ish- sekretaren amerikane të shtetit Hillary Klinton edhe kancelaren  gjermane Merkel. Performanca e tyre si politikane,  komunikimi me publikun,  fjalimet. Modele të arrira në vendimmarrje politike . Autoriteti i tyre duket shumë qartë dhe kanë arritur të krijojnë kredo të lartë tek shtetet e tyre.

Deri më tani ju keni ndjekur politikën shqiptare, kë politikanë vlerësoni dhe përse?

Ka politikanë si të majtë dhe të djathtë që kanë integritet dhe krijojnë përshtypjen të mira në publik. Disa ministre dhe deputete gra më .krijojnë ndjesi të mira si pershembull ish ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli , ajo e jashtme Olta Xhacka,  deputete  Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Jorida Tabaku, Jozefina Topalli. Por më lejoni të shtoj faktin se dhe tek partia jonë deputeti Tom Doshi ka krijuar një portret të dashur popullor. kryetari Bejtja është një personalitet i fushës së tij, politikan i mençur dhe ekipi politik kandidat në zgjedhje, edhe pse i ri në moshë është i përzgjedhur dhe plot kapacitete.

Ju jeni një zonjë në karrierrë, një nënë një bashkëshorte sa e vështirë është për të përballur këtë trinom?

Ka shumë sfida të përditshme, por me vullnetin dhe këmbënguljen që më karakterizon ia dal mbanë. Gjithmonë përpiqem t’i jap gjërave rëndësinë dhe vëmendjen që meritojnë kam energji pozitive dhe dëshirë të mirë në raporte profesionale dhe me njerëzit në tërësi. Familjen përpiqem ta mbaj prioritet në çdo kohë. Në këtë aspekt mendoj se gruaja ka aftësi të jashtëzakonshme për t’ia dalë në krye të shumë punëve , sepse jo më kot Zoti i ka dhënë misionin e vazhdimësisë së jetës. Ato kanë vullnet dhe këmbëngulje të madhe. Unë konstatoj me shumë kënaqësi që gratë janë kthyer faktor vendimtar në ecurinë e sektorëve kyç të ekonomisë.

Cilat janë hobet dhe pasionet tuaja?

Udhëtimet veçanërisht në male, natyrë por dhe eksplorimi i destinacioneve të veçanta turistike. Më pëlqen të vizitoj muzetë dhe sitet arkeologjike. Pasion është dhe gatimi si dhe edukimi i fëmijëve me art dhe estetikë

Nëse nuk do të përzgjidheni deputete, do ta vijoni betejën më vonë apo…me çfarë do të vijoni të merreni?

Them se rruga e nisur do të jetë qëllim im me këmbëngulje për tu angazhuar në debatet dhe vendimmarrjen politike të partisë. Jam e bindur se dhe nga sondazhet si dhe vlerësimet dhe përkrahja në terren PSD do të ketë përfaqësim të konsiderueshëm në parlament dhe në nivelet e larta të administratës së ardhshme.