To top
14 Maj

Fondacioni “Archewell” i Harryt dhe Meghan paditet për “shkelje”

Autoritetet kanë urdhëruar që fondacioni i bamirësisë ‘Archewell’ të ndalojë mbledhjen ose shpenzimin e parave për shkak të shkeljes së ligjit. Mos dorëzimi i raportit vjetor dhe tarifat e rinovimit penalizuan fondacionin ‘Archewell’.

Prokurori i Përgjithshëm Rob Bonta shkruan në një letër zyrtare: ‘Kur një organizatë listohet si shkelëse e ligjit, nuk mund të angazhohet ligjërisht në aktivitete të caktuara derisa të zgjidhet problemi’.

Organizata e bamirësisë u themelua në vitin 2020 nga çifti, pasi u zhvendosën në SHBA dhe hoqën dorë nga detyrat e larta mbretërore. Fondacioni përfshin aktivitete bamirësie jofitimprurëse, si dhe divizione biznesi fitimprurëse që fokusohen në prodhimin mediatik, si ‘Archewell Audio’ dhe ‘Archewell Productions’.

Një burim i afërt me Archewell zbuloi se çeku fillestar u dërgua, por nuk u mor. Fondacioni pret që çështja të zgjidhet shpejt.