To top
11 Nën

Gjekmarkaj vizitë në Greqi, takime në parlamentin helen

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zhvilloi takime në Parlamentin e Greqisë, ku u takua Constantine Tassoulas, zv.Presidentin e Parlamentit Charalampos Athanasiou, zv.kryetarin zv.kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme, Anastasios  Dimoschakis, dhe anëtarin e Grupit të Miqësisë me  Shqipërinë, Konstantinos Barkas. Sipas Gjekmarkajt gjatë këtyre takimeve u konfirmua vullnet i përbashkët për të avancuar progresin në marrëdhëniet dypalëshe në frymën e miqësisë,  interesave të përbashkëta, partneritetit të ngushtë në NATO dhe të ardhmes së përbashkët evropiane. Mirënjohje Greqisë për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë dhe besim se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.Kënaqësi të dëgjoj vlerësimin e drejtuesve të lartë të Parlamentit të Greqisë për prioritetin në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vijimin e mbështetjes së fuqimishme të integrimit evropian të Shqipërisë.

 

 

Gjekmarkaj 3Lidhjet midis Shqipërisë e Greqisë janë të pandashme, marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë mbështeten nga të gjitha forcat politike dhe grupet e miqësisë do të kontribuojnë në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh.

Vullnet i Shqipërisë të nxitur praninë e investimeve greke në sektorët strategjik si energji, energjie rinovueshme, turizëm, transport, infrastrukturë, bujqësi etj.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi, ura të miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Greqia vlerëson përmirësimin e legjislacionit shqiptar për pakicat dhe mbështet integrimin e komunitetit shqiptar në Greqi si edhe zgjidhjen e çështjes së sigurimeve shoqërore e të shërbimeve publike ndaj tyre.

Zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar, nxitës i bashkëpunimit mes dy vendeve. Ramë dakord  të shfrytëzojmë këtë momentum mirëkuptimi për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe.

Gjekmarkaj 2Greqia përshëndet e mbështet takimin e 6 dhjetorit në Tiranë dhe beson se ky takim do të rrisë prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë, stabilitetin në rajon dhe kohezionin mes shteteve evropiane.

Ndoqa me kënaqësi edhe një seancë plenare të Parlamentit, gjatë së cilës u takova me Kryetarin e Parlamentit, z. Constantine Tassoulas dhe u përshëndeta me deputetët pjesëmarrës në seancë.

Falenderoj Ambasadoren e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga dhe  Ambasadoren e Greqisë, znj. Sophia Philippidou, për përgatitjen e kësaj vizite të suksesshme.