To top
11 Shk

Ish-deputeti i PD, i pari që përshëndet arrestimin e GJYQTARES: Reforma në drejtësi po bën atë që shqiptarët presin prej shumë kohësh

Agron Shehaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike është i pari politikan që reagon për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e dyshuar për korrupsion në lirimin e personave me dënim të rëndë apo të përjetshëm.

Shehaj thotë se pandëshkueshmërisë për gjyqtarët dhe politikanët si dhe punonjësit e korruptuar po i vjen fundi. Ai shprehet optimist madje, ndryshe nga shumë zëra në opozitë, se reforma në drejtësi, më në fund po bën atë që shqiptarët prisnin prej shumë kohësh.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Fundi i pandëshkueshmërisë për gjyqtarët, politikanët dhe të gjithë punonjësit publike të korruptuar është fillimi i ndryshimit të vërtetë të Shqipërisë.

Korrupsioni është shkaku kryesor, është origjina e varfërisë, padrejtësive dhe mungesës së të ardhmes në Shqipëri. Pandëshkueshëmria prej dekadash i ka bërë politikanët, gjyqtarët, qeveritarët arrogantë dhe të sigurtë se janë mbi ligjin, kurse qytetarët i ka çuar drejt emigrimit.

Arrestimi i gjyqtares së Krujës është fillim i mirë për ndëshkimin e atyre që postin e shesin për të pasuruar veten. Është lajm i mirë se, më në fund, reforma në drejtësi po bën atë që kanë nevojë e që presin prej shumë kohe shqiptarët: pastrimin e politikës, qeverisjes dhe drejtësisë nga krimi e korrupsioni.

sdgfsgwe4hy3eh.jpg