To top
28 Dhj

Jake Gyllenhaal: Xhirimi i skenave seksuale me Jennifer Aniston ishte torturë

Jake Gyllenhaal është kthyer pas në kohë dhe ka folur për filmin e tij të vitit 2002 “The Good Girl”, në të cilin luajti bashkë me Jennifer Aniston. Duke pasur parasysh diferencën e moshës 11-vjeçare, Gyllenhaal ishte rritur duke e admiruar Aniston, kështu që shansi për të punuar dhe për të qenë më pas në skena seksi me të ishte torturë.

Siç zbuloi ai, megjithatë, nuk ishte aq argëtuese sa mund të tingëllonte në teori. “Ishte torturë, por gjithashtu nuk ishte torturë”, zbuloi ai gjatë “The Hoëard Stern Shoë”, “Skenat e dashurisë janë të sikletshme, sepse ndoshta 30, 50 njerëz janë duke të parë? Kjo nuk më zgjon ndjesi seksuale. Shumicën e kohës, është çuditërisht mekanike”.

Jake Gyllenhaal zbuloi gjithashtu se Jennifer Aniston kërkoi që të vendosej një jastëk mes dy aktorëve kur ata ishin duke punuar në skena të caktuara seksi. “Më kujtohet një jastëk, është përdorur teknika e jastëkut”, shtoi ai.

“Kjo ishte thjesht parandaluese dhe përdorej përgjithësisht gjithmonë kur ishte në një vend horizontal në atë film. Mendoj se në fakt ishte një sugjerim i Jennifer-it. Jennifer thoshte: Po vë një jastëk këtu”, ka përfunduar ai.