To top
13 Maj

Jamarbër dhe Argita Malltezi: Jeta dhe politika

Ekskluzive/ Jamarbër Malltezi rrëfehet mbi anagazhimet e tij së fundmi, opinionet për politikanët, lider shqiptarë. E shkuara e tij, dëshira për të studiuar mjekësi, humbja e nënës kur ishte vetëm 14 vjeç. Njohja me bashkëshorten e tij Argita, vitet nostalgjike në Kosovë, por dhe mjaft detaje nga jeta e tyre familjare dhe fundiavat e qeta që kalojnë së bashku…

Për gati tetë vjet Jamarbër dhe Argita Malltezi (vajza dhe dhëndri i ish- kryeministrit, Sali Berisha) kanë qenë çifti më i përfolur dhe i komentuar nga politika por dhe opinioni publik yni. Çdo dalje e tyre apo lëvizje e çfarëdolloji, përbënte lajm. Kuptohet më e sulmuara ka qenë bashkëshortja e tij Argita, një njohëse e mirë e çështjeve ligjore, por nuk u kyrsye as Z. Mallatezi ku shpeshherë është vënë në shenjestër të diskutimeve nga hahu kundërshtar politikë.

Jamarbër Malltezi aktualisht është një njohës i mirë i çështjeve mjedisore i specializuar në Amerikë dhe në Europë sot mban titullin Porfesor Ass. Dr. Është i përfshirë në strukturat e Partisë Demokratike, në rolin e drejtuesit të Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit dhe dëshiron të japë kontributin e tij duke ngritur zërin herë pas herë për çështje që sipas tij nuk shkojnë mirë e për të cilat është kopetent.

Jamarbër Malltezi është i qetë, një njeri korrekt. Duket njeri i drejtë, fjalëpak, i thjeshtë në komunikim, dhe tepër preçiz, beson në Zot dhe në aftësitë e individit. “Perfekt është veç Zoti. Njeriut i takon të perpiqet të bëjë më të mirën”, shton gjatë kësaj interviste.

Ngre zërin aty ku mendon se gjërat nuk shkojnë mirë, madje në këtë intervistë të tij ekskluzive për revistën “elite”, është tejet i prerë dhe flet me tone të ashpra.

Për herë të parë Jamarbër Malltezi flet mbi të shkuarën e tij, dëshira për të studiuar mjeksi, por që nuk mundi, humbjen e nënës kur ishte vetëm 14 vjeç. Njohja me bashkëshorten e tij Argita, vitet e jetuara në Kosovë, ku ata mundën të sillnin në jetë dy fëmijët e tyre, por dhe me kursimet e asaj kohe të artë, mundën të blinin shtëpinë ku jetojnë sot, në zemër të kryeqytetit, por dhe mjaft detaje nga jeta e tyre familjare dhe fundiavat e qeta që kalojnë në Gjirin e Lalëzit, fëmijët, rritja dhe dukimi i tyre, por sidomos vëmendja drejt vajzës së madhe Dasara e cila aktualisht studion në Hollandë…

Vijon e plote ne print….