“Baba i dashur… John Anthony Aniston. Ti ke qenë një prej njerëzve më të bukur që kam njohur. Jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell i qetë dhe pa dhimbje. Dhe pikërisht më 11/11! Ke pasur gjithmonë një koordinim të përsosur. Ai numër do të ketë gjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani. Do të të dua deri në fund të kohës”, ka shkruar aktorja në llogarinë e saj në Instagram.

John

Me këtë rast, Aniston ka shpërndarë një seri fotografish me babanë e saj, i cili gjatë karrierës ishte nominuar për Daytime Emmy pikërisht për rolin e gjatë në telenovelën “The Days of Our Lives” dhe më vonë e mori çmimin e karrierës ‘Daytime Emmys Lifetime Achievement Award’.

Krahas Jenniferit, John ka lënë pas djalin Alex Aniston dhe gruan Sherry Rooney, me të cilin u martua në vitin 1984. Gruaja e tij e parë (nëna e Jennifer), Nancy Dow, vdiq në vitin 1980.

Kush ishte John Aniston
John Aniston lindi në Kretë të Greqëisë dhe si fëmijë u zhvendos me familjen e tij në Pensilvani. Atje studio artet teatrale në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe më pas u regjistrua në Marinë si oficer zbulimi.

Në telenovelën “Days of Our Lives” për herë të parë u angazhua në vitin 1969 si Dr. Eric Richards, mirëpo një vit më pas u largua nga ai projekt për të xhiruar “Love of Life” dhe “Search for Tomorrow”. Në vitin 1985 u kthye në serialin “Days of Our Lives”, por kësaj radhe në rolin e bosit të krimit Victor Kiriakis dhe e luajti këtë rol deri në vdekje.