To top
11 Jan

Kiara Tito për ish-të dashurin: “Njeriu që ma neverit”, sa herë e shoh ndërroj rrugë

Moderatorja e njohur Kiara Tito së fundmi teksa ka qenë duke biseduar me Dean, Tean, dhe Mikelën në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka rrëfyer një anë jo të këndshme të historisë së saj të dashurisë. Moderatorja tha se është ndjerë e paragjykuar prej tij, edhe pse për një kohë është munduar të mos e jap veten.

Bënte batuta e kshu por unë gjithmonë kisha dyshimin pse ky njeri nuk kishte pasur asnjëherë lidhje të gjatë. E realisht kishte shumë gjëra që nuk shkonin. Kishte shumë pasiguri te vetja e gjithë pasiguritë e tij mi transmetonte mua. Thoshte ‘ii shif si je ti, shif si e ke trupin’. Unë mërzitesha, por nuk e jepja veten se thosha hajt mo se do të kalojë, nga pëlqimi që kisha. Por erdhi një pikë që nuk mbante më ujë pilafi. Sot e kësaj dite ai është njeriu që më neveritet më shumë kur e shoh nëpër Tiranë, sa herë e shoh ndërroj rrugën”, tha ajo.

Ndërkohë më herët Kiara ka ndarë detaje nga lidhja e saj e dashurisë me këngëtarin e njohur Butrint Ymeri, “Lidhja ka zgjatur dy vite. Është goxha kohë, por kemi qenë shumë të vegjël. 20 vjeç të dy, moshatarë. Ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Teksa Amosi e pyeti se pse nuk e provojnë tani që janë më të rritur pasi asaj i shkëlqejnë sytë kur flet për të, Kiara mes buzeqeshje tha, “Nuk e di ka kaluar shumë kohë. Jo nuk ndjej më gjë. Nuk ka rikthime”.

Kujtojmë që në “Big Brother VIP” Luizi ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Kiarës, ndërkohë që kjo e fundit është shprehur se i nevojitet më shumë kohë për të besuar këngëtarin dhe për të kuptuar nëse ajo vet mund të nisë diçka me të.