To top
2 Mar

Kiarën apo lojën? Luizi bën zgjedhjen e tij pas ‘ultimatumit’ të moderatores

Luizi e ka bërë zgjedhjen e tij.
Kiara mbrëmjen e djeshme i kërkoi të zgjidhte mes saj dhe lojës. Dhe sot Luizi është zgjuar i kthjelluar dhe ka zgjedhur pikërisht atë për të cilën ka hyrë dhe ka kaluar kaq shumë gjëra: lojën.
Të paktën kështu ka deklaruar paraditen e sotme në një bisedë me banorët.
Më tha se të dyja njëkohësisht nuk i mban dot. Ndaç, nuk i bëj! “Zgjidh”- më tha mua. Po zgjedh të fitoj Big Brother, Kiarën e takoj jashtë sa të dal dhe vazhdojmë ku e lamë. Po deshi, po s’deshi…Të dyja nuk i bëj dot. I bëra 67 ditë.“- tha ai.

Kiara ishte e ashpër në bisedën me Luizin mbrëmjen e djeshme, të cilit i tha se po e kthen në pikën 0 dhe se nuk i jep asnjë kënaqësi. Ajo i kërkoi të bëjë një zgjedhje mes saj dhe lojës ose të gjejë mesin e artë, që ende se ka gjetur sipas Kiarës.

Si s’të vjen zor se para një jave takove babain tim dhe tani bën ato lloj skenash. Nuk ma vrave ti gjurin, tentova të dilja dhe rrëshkita. Më kape mua duke e ditur se jam e urtë dhe nuk të bëj asgjë. Kiarën që kishe nuk e ke për momentin. Duhet që ta rifitosh dhe që ta rifitosh pikë së pari duhet t’i kërkosh ndjesë. Më ke kthyer në pikën 0. Ti vazhdon me veprimet e tua duke bërë të fortin.

Do qesh deri në fund. Kur nuk më bën ti për të qeshur, do bëj veten. Nuk më jep fare kënaqësi për momentin.

Ke disa opsione: Do lojën, Kiarën apo një të mesme të artë? Ose e lëmë gjënë të rrjedhi, ose nëse ti je i pasigurt se si je në këto momente mba lojën dhe mua më lër jashtë kësaj gjëje. Marrëdhënien e vazhdojmë jashtë.”