To top
21 Tet

Kim Kardashian i paguan 23 milionë dollarë Kanye West pas divorcit

Kim Kardashian i ka paguar Kanye West 23 milionë dollarë për të mbajtur shttëpinë në Hidden Hills, që u ble nga ish-çifti në 2014.

Medit raportojnë se Kardashian, pagoi 20 milionë dollarë për pronën dhe 3 milionë dollarë për mobiljet, tani ajo njihet zyrtarisht si pronarja e vetme.

Ish-çifti e kishte blerë pronën për 20 milionë dollarë në 2014, më pas ata e shkatërruan dhe rindërtuan nga e para, proces që zgjati mbi gjashtë vjet.

Vendimi zyrtar i gjykatës vjen pasi reperi nxori në shitje fermën e tij më 11 tetor.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye u ndanë në shkurt të këtij viti.

Të dy ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre: vajzat, North dhe Çikago, dhe djemtë, Saint dhe Psal.