To top
7 Sht

Kim Kardashian shfaqet me vetulla të zbardhura dhe më seksi se kurrë

 

Kim Kardashian shfaqet me vetulla të zbardhura dhe më seksi se

NADIA LEE COHEN

Kim Kardashian njihet për eksperimentet e saj dhe këtë herë, i është bashkuar trendit të zbardhjes së vetullave. Kim ka dhënë një intervistë për “American Dream”, ndërkohë që duket mahnitëse dhe super seksi.

Ajo u shfaq me një palë tanga me flamurin amerikan, xhinse (të cilat sigurisht nuk ishin 100% të veshura) dhe me një xhaketë xhins. Ajo pranoi se “biondet bëjnë më shumë qejf” dhe se tani që është bërë bionde, ndihet shumë ndryshe.

Kim Kardashian shfaqet me vetulla të zbardhura dhe më seksi se

NADIA LEE COHEN

Kim foli për zonën e rehatisë, shfaqjen e saj në tapetin e kuq, apo edhe prezencën në “Met Gala 2021”, ku u shfaq e gjitha e mbuluar, falë iniciativës së ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Por, sipas saj, ndonjëherë, edhe kur nuk duket mirë, nuk e merr aq seriozisht.

Kim Kardashian shfaqet me vetulla të zbardhura dhe më seksi se

“Më intereson shumë, por nuk e lejoj të më konsumojë. Ndonjëherë, është këndi apo drita e keqe. Ti s’mund t’i kontrollosh të gjitha”, tha Kim.