To top
15 Sht

Kim Kardashian u shfaq e maskuar dhe me fytyrë të mbuluar në tapetin e kuq, “shpërthejnë” kritikat

Kim Kardashian është bërë sërish kryefjala e mediave rozë pas paraqitjes së saj të çuditshme në Met Gala. Ajo shkaktoi mjaft zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në ‘Balenciaga’. 40-vjeçarja kishte zgjedhur që në ‘look’-un e krijuar të mos shfaqte asnjë pjesë të fytyrës apo trupit të saj.

Lidhur me këtë ka pasur shumë kritika dhe reagime nga ana e publikut, shumica prej të cilëve nuk e kanë mbështetur yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

 

“Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”, ishin fjalët e Kim krahas postimit të saj në llogarinë personale në “Instagram” ku numëron mbi 253 milionë ndjekës.