To top
6 Qer

Kinë: Përmbytet kroçera, 396 të vdekur

Ka arritur në 396 numri i të vdekurve, nga anija e fundosur në lumin Yangze të Kinës. Ekipet e kërkimit tashmë po mundohen të nxjerrin trupa të tjerë nga anija e cila u fundos pasi u godit nga një ciklon.

Rescue Continues After Ship Sinking In YangtzeRescuers look on as cranes work on righting the capsized Eastern Star cruise ship at the Jianli section of the Yangtze River

Nga fundosja e kësaj anjije vetëm 14 persona kanë shpëtuar. Ndërkaq, edhe rreth 100 trupa, shumica prej tyre e persona të moshuar, nuk janë gjetur akoma. Kjo është tragjedia ujore më e madhe e Kinës që 70 vjet. Autoritetet fajësojnë lundrimin e anijes në kohën kur një ciklon i fuqishëm kishte goditur atë zonë. Ndërkaq, kapiteni dhe krye-inxhinieri i anjijes janë arrestuar. Familjarët e viktimave kanë pyetur se nëse anija do të duhej të lejohej që të dilte në lundrim, pas shumë vërejtjeve se moti është i përkeqësuar. Ekipet e shpëtimit kanë lidhur trupin e anijes më zhinxir dhe po mundohen që ngadalë ta nxjerrin atë në sipërfaqe.