To top
25 Tet

Klajda Gjosha: Përgjegjësitë dhe sfidat e mia për në BE

Ministrja e re e Integrimit Europian, njëherësh dhe kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe nënkryetare e LSI, Klajda Gjosha rrëfen përfshirjen e saj në politikë si dhe rritjen shkallë-shkallë të karrierës deri në këto dy poste të rëndësishme për të cilat është zgjedhur të drejtojë. Edhe pse ka qenë një kohë e shurtër, brenda dy viteve, ministra e re me përgjegjshmëri të plotë tregon dhe prioritetet kryesore që do të ketë ministria që a jo do të drejtojë për katër vitet e ardhshme, për marrjen e statusit të vendit kandidat si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane. Me moshën më të re në gjithë kabinetin qeveritar, vetëm 30 vjeç, ajo tregon ndryshimin e jetës së sa j tashmë që angazhimet politike do të zënë pjesën më të madhe të kohës. Tregon për pasionet e saj, atë të të shkruarit si dhe gatimin. Aktualisht Klajda Gjosha mban ende edhe postin zv.ministres në Ministrinë e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
U zgjodhët në radhë të parë deputete e kryeqytetit dhe brenda pak ditëve u përzg- jodhët në kabinetin e ri qeveritar si ministre e Integrimit….si i përjetuat këto momente?
T’ju them të vërtetën për mua ky ka qenë një moment tepër emocionues, ku kam ndjerë një përgjegjësi të jashtëzakonshme për detyrën që më është caktuar. Përgjegjësi për të përmbushur një proces të rëndësishëm për vendin siç është antarësimi në Bashkimin Europian dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane. Çështja e integrimit është një prioritet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i Ministrisë së Integrimit ndaj më lejoni të shpreh bindjen time për një punë të përkushtuar dhe me shumë rigorozitet në këtë fushë.
Keni një eksperiencë jo shumë të gjatë në jetën politike, sa e vështirë ka qenë për ju që të arrini deri këtu ku jeni?
Në fakt kur mendon ecurinë time gjatë 2 viteve të fundit për shumë njerëz duket që eksperiencë e thjeshtë dhe plot fat. Në të vërtet ka qenë një punë e madhe jo vetëm për të treguar aftësitë, por për të fituar besimin e njerëzve, për të luftuar emocionet dhe frikën dhe për të rua jtuar karakterin tim të qetë edhe pse shpeshherë më është dashur të ndeshem me politikën agresive. Për mua ka qenë një eksperiencë e bukur po aq sa e vështirë dhe më vjen mirë që arritjet e mia kanë qenë graduale dhe me hapa të sigurtë.
Cilat do jenë prioritet tua ja për intergimrin sa më parë të vendit në familjen europiane?
Prioritetet kryesore janë përfaqësimi me dinjitet i Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrja e statusit brenda një afati të shkurtër dhe integrimi i vendit në të gjitha fushat me hapa të sigurtë. Duhet bërë një pune e madhe për plotësimin e reformave dhe prioriteteve të kërkuara nga BEja dhe unë kam bindjen në një bashkëpunim të plotë me të gjitha ministritë e linjes për arritjen e objektivave kryesore.
Çfarë do dëshironit që të ndryshonte nga politikanët në vend?
Komunikimi i mirë me tone të zbutura dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës mes gjithë faktorëve kryesor të politikës.
Ka ndryshuar jeta e Kla jdës tashmë që jeni një figure e njohur dhe e dashur publike?
Jeta ime ka ndryshuar vetëm në kuadrin e kohës dhe të pasurit të një jete të qetë pa shumë zhurmë dhe ndodhi, por pjesa tjetër është njësoj. Unë jam po aq e përkushtuar ndaj njerëzve të rëndësishëm për mua siç është familja dhe miqtë e mi dhe gjithmonë mundohem të gjej kohë për ta.
Jeni njëherësh edhe kryetare e LGI dhe nënkryetare e LSI…. do të jenë sërish në fokus këto poste në karrierën tuaj politike?
Të dyja keto poste kanë një rëndësi të veçantë për mua dhe unë do të vazhdoj t’i ndjek me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi pasi jam zgjedhur me votë në krye të tyre.  
Cili është a jo gjë që ju motivon më shumë në jetë?
Familja ime.
Sa kohë i kushtoni asaj dhe shoqërisë?
Ndoshta jo aq sa do të dëshiroja unë, por siç thashë edhe më lart gjithmonë mundohem të jem pjesë e tyre çdo ditë, panvarësisht se me kohë të limituar.
Ëndërrimtare për të ardhmen?
Ëndrra kam patjetër si të gjithë ne, megjithatë më shumë më karakterizon përgjegjësia e të tashmes.
Pasionet tuaja?
Me pëlqen të shkruaj dhe të gatuaj.
Dhe në fund, pushimet…keni një vend të preferuar ku gjeni qetësinë gjatë sezonit të pushimeve?
Preferoj shumë jugun e Shqipërisë dhe detin e mrekullueshëm që përshkon gjithë bregun.