To top
31 Maj

Klaudia Pepa një yll në ngjitje

Klaudiaklaudia amicirichi

Balerina profesioniste Klaudja Pepa e cila po garon në konkursin “Amici 14” në Itali, finalja e të cilit do të mbahet në datën 5 Qershor. Në gjysmëfinalen e mbrëmshme balerina shqiptare ka performuar në skenë me këngëtarin e famshëm Ricky Martin i cili ishte në rolin e jurisë speciale duke surprizuar publikun italian me një performancë të jashtëzakonshme. Ricky Martin është shprehur mjaft i impresionuar nga talenti i Pepës.Massimo Ranieri gjithashtu është rikthyer të performojë në emisionin e Maria De Filippi-t por këtë rradhë përkrah balerinës së talentuar dhe jo përkrah këngëtarëvë të cilët garojnë si Pepa për çmimin e madh. Ish Prima balerina e televizionit Klan ka arritur të shkojë në finale me votat e publikut italian e jo vetëm, sëbashku me rivalët The Kolors, Virginia dhe Briga.