To top
2 Dhj

Klaudia Pepa vlerësohet me çmimin e rëndësishëm si aktore

Klaudia Pepa është një nga figurat publike më të përfolura në Shqipëri dhe Itali ku i është vënë edhe epiteti “Signorina Waw”. Kohët e fundit përveç baletit Klaudia ka shkëlqyer edhe në filma, ku ka treguar talentin e saj në aktrim dhe ka rrëfyer se ka ëndërr të realizojë një film ku të luajë rolin e një personazhi protagoniste në një film të ngjashëm me “Black Swan”.

Duket se edhe në kinematografia ajo po korr shumë sukses. Ditën e sotme Klaudia ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale se ka fituar një çmim në ‘Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar’ në Rumani për rolin e saj në “Lights Off”. Balerina është nderuar me çmimin “Mention honorable de la meilleure actrice”.

“Light off” është një film me metrazh të shkurtër ku Klaudia është protagoniste si aktore e si balerinë. Ky film flet për kërcimin, ëndrrat, dashuritë dhe gabimet, duke prekur me delikatesë temën e rëndësishme të mosaftësimit pa rënë në klishetë e zakonshme.una shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Klaudia.

Kohët e fundit Klaudia Pepën e shikojmë çdo të hënë në Tv Klan në spektaklin e vallëzimit “Dance Albanie”, ku i është besuar roli i anëtares së jurisë. Klaudia ka treguar në intervista se në fillim e kishte marrë me frikë këtë ‘sfidë’, për të gjykuar në ekran njerëz të cilët nuk janë balerinë.