To top
21 Dhj

Kledi Kadiu mashkulli seksimbol!

Të lindurit pas fundit të viteve ’90, ndoshta nuk e mbajnë mend kohën kur Kledi Kadiu bëri namin në Shqipëri dhe Itali dhe gocat linin kokën për të. Prandaj jemi ne këtu, për t’ju kujtuar se Kledi ishte dhe vazhdon të jetë një shembull i përkryer i mashkullit seksimbol, por arsyet nuk kanë lidhje vetëm me bukurinë.

E nisim me pamjen? E dimë, arsye bazike, por pse të mos e përmendim?!

Kledi Kadiu dhe Rosella Brescia në edicionin e parë të “Amici”, 2001. Nuk kemi fjalë. Nuk. Kemi. Fjalë.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Vazhdojmë: Kledi dhe muskujt e barkut që ne nuk i patëm kurrë.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Qartë.

Se mos guxon njeri e thotë “po ka qenë i ri te këto foto”, se nuk kemi mbaruar:

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Siç po thonim, nuk kemi mbaruar.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Tani, bëhemi pak seriozë? Ok ok, dhe një foto e fundit:

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Të qenit seksi është diçka më shumë se thjesht pamja, veshja, qëndrimi apo vështrimi.

Pasioni është seksi. Kledi i është përkushtuar baletit që prej fëmijërisë, në Akademinë Kombëtare të Kërcimit, e deri në ditët e sotme ku drejton shkollën e tij të kërcimit në Itali.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Suksesi është seksi. Pasi transferimit në Itali në vitin 1993, tre vjet më vonë ai debutoi si balerin në “Quizzone” në Canale 5. Nga 1997-2003, ishte balerin në “Buona Domenica” që u pasua nga dy programet e njohura të Maria De Filippi, “C’e Posta per te” dhe “Amici”. Angazhimet e tjera, përfshirë këtu edhe fusha si kinemaja apo botimi i një libri, e bëjnë atë balerinin shqiptar më të suksesshëm në Itali.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Identiteti është seksi. Pavarësisht diskriminimit që padyshim ka hasur në Itali (përfshirë edhe dhunë verbale dhe fizike në një incident kohë më parë), Kledi ka folur haptazi dhe me krenari për origjinën e tij shqiptare.

“Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë,” ka shkruar ai për mëngjesin e 8 gushtit 1991 kur zbarkoi në Itali.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Aktivizmi është seksi. Kledi është përfshirë vazhdimisht në kauza të rëndësishme duke qenë aktiv në mbrojtjen e çështjeve sociale, duke qenë ambasador i UNICEF, duke mbështetur shoqatat për luftën kundër sklerozës së shumëfishtë, duke përdorur platformën e tij për të ndërgjegjësuar mbi Covidin etj.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi

Të qenit relatable është seksi  (në gjendje të lidhesh ose të kesh diçka të përbashkët me dikë tjetër). Të jesh i gatshëm të ndash me publikun ngjarje delikate (si sëmundja e të birit) është padyshim një zgjedhje që duhet vlerësuar, pavarësisht vështirësisë. Ne si njerëz të thjeshtë priremi të lidhemi më fort me individët që i shohim si vetja, që tregojnë se kanë probleme edhe ata.

Përkushtimi ndaj familjes është seksi: Kledi duket si bashkëshorti që përpiqet ta zëvendësojë sa më shpejt të mundet drekën që mungoi në familje dhe babai që të qorton në sy të mamit, pasi të ka shkelur syrin me stil për të të thënë që nuk e ka seriozisht.

Komunikimi është seksi. Mjafton të dëgjoni komentet e Kledit në “Dancing with the stars” për të kuptuar sa në mënyrë të drejtpërdrejtë flet, pa ofenduar askënd, gjithmonë qytetar, përherë i përulur. Duhet të kenë kaluar shekuj që nga dita e fundit kur Kledi është nxehur.

Disa arsye (dhe foto) që e bëjnë Kledi Kadiun kaq seksi