To top
30 Sht

Kodi Zgjedhor/ Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve

Sot pritej që të diskutohej nen për nen Kodi Zgjedhor me ndryshimet dhe propozimet e maxhorancës, por opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen.

Deputetja Rudina Hajdari që në nisje të mbledhjes së Komisionit tha se duhet anuluar për shkak të një emaili të Damian Gjiknurit i cili ka pranuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme për të diskutuar draftin e opozitës jashtëparlamentare, ku propozon lista të hapura dhe mosprekje të koalicioneve.

Rudina Hajdari tha:

Mendoj që duhet të shtyjmë mblehdjen se vetë Gjiknuri ka propozuar të akordojë propozimin e opozitës jashtë parlamentare. Kemi një takim nesër, do ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe më pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtë të vijojmë mbledhjen, që të gjejmë konsensus dhe të jemi në përputhje me të gjitha. Nëse Gjiiknuri do i qëndrojë deklaratave për një kod zgjedhor sa më gjithëpërfshirëse, atrëherë kjo mbledhje të mos zhvillohet.

Gjiknuri:

Emaili që kam dërguar fatmirësisht është i bërë dhe publik, theksoj që Komisioni i Ligjeve do shqyrtojë projektligjin në  fjalë, do dakordësohen çështje për të cilat kemi këndvështrime të ndryshme, konsultimi do vazhdojë dhe nesër në Këshillin Politik. Sot Komisioni të vazhdojë punën e tij.

Ralf Gjoni: 

Unë i qëndroj deri në fund iniciativës të Janarit në respekt të 50 mijë firmave dhe atyre që kanë punuar në këtë draft, por edhe politikisht duke pasur parasysh ndryshimet kushtetuese mendoj që ju nëse keni vullnet politik mund të ndryshoni sërish Kushtetutën, meqë keni thirrje dhe nga ambasadorët në Tiranë, mund ta çoni, ju jap mbështetjen time ta çoni në Këshillin Politik. Nëse doni ta hidhni me shumicë votash, në fund të fundit demokracia vota është.

Manja:

Ne i kemi bashkuar dy nismat e Janarit në një kolonë të integruar. Në këto kushte në dakordësi të plotë edhe me relatorin Shameti do të jemi detyruar ti hedhim në votim nen për nen.

Shameti: 

Është një draft i integruar, janë dhe disa amendamente të propozuara nga unë sepse nuk kanë të bëjnë me thelbin e secilës dispozitë.

-Mbledhja u shty pas bojkotimit.

Ulsi Manja tha se vendimi po merret për tu dhënë më shumë kohë opozitës parlamentare, gjetjen e konsensusit dhe jo për shkak të Këshillit Politik.