To top
19 Shk

Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ Anti-KÇK/ Rovena Voda: Krimi do të japë llogari te struktura e re

Zv.ministrja Voda u shpreh se subjektet që tashmë janë subjekt i ligjit pas 31 Dhjetorit, do të duhet të japin llogari përpara njësive të reja për krimin.

Komisioni i Sigurisë miratoi ditën e sotme me vetëm 2 vota abstenim aktin normativ për “anti-KÇK”. Akti u miratua në 31 Janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti i organizuar kriminal.

E pranishme në këtë Komision ishte edhe zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila  tha para deputetëve se momentalisht është në zbatim akti normative, duke iu referuar operacioneve të OFL-së, për të cilën shtoi se është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit.